Braçe reagon ashpër: Karteli i importuesve të grurit sot njoftoi prodhuesit e brumërave se do rrisë çmimet me 30%, ju merreni me Bashën e Berishën që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin

Braçe reagon ashpër: Karteli i importuesve të grurit sot njoftoi prodhuesit e brumërave se do rrisë çmimet me 30%, ju merreni me Bashën e Berishën që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin

Erion Braçe

TIRANË- 'Çmimi i bukës në vend do të vijojë që të rritet, ndërkohë që opinioni publik në vend merret me dy kufoma politike që bëjnë sikuar duan të vrasin njëri-tjetrin'. Kështu shkruan në një reagim ‘ulëritës’ në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se sot karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%. Dhe për deputetin e PS-së, kjo duhet të jetë në qendër të debatit të opinionit publik, e jo Basha dhe Berisha, të cilët sipas tij janë tashmë dy kufoma që luajnë luftash, ndërkohë që importuesit e grurit do të rrisin me 30% çmimet.

Në videon e publikuar nga Braçe, shfaqet Lulzim Basha në një intervistë, ku pyetet drejtpërdrejtë se ‘Kur do ta 'vrasësh' babën (Berishën) ?' dhe përgjigja e kryedemokratit si për ironi është ‘Kurrë, kurrë, kurrë!’.

‘Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kufoma qe luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi,  tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!  Nderkohe iku, u harrua karteli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot karteli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe.

 

Në Shqipëri është rritur çmimi i bukës dhe prej ditësh furrat po shesin me çmim deri në 10% më të lartë. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Madje përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eda: 13/09/2021 13:09

    Ku eshte komenti im i para nji ore

    Përgjigju
  • Durim Tahiraj: 13/09/2021 13:00

    ..dhe "thërret" hajduti :KAPENI KUSARIN!...

    Përgjigju
  • Bubazheli doganes: 13/09/2021 13:00

    I nderuar çiuauaa boll se na e shpife komplet. Kur ishe asgje sbere vetem fute ca legena ne dogane dhe tatime dhe sigurisht prisje fundin e muajit si shefi jot

    Përgjigju
  • Eda: 13/09/2021 12:34

    E turpshme zoti erjon. Kur flet te krijon pershtypjen se je ne opozite. Deri para nji jave ishe numri dy i qeverise. Vazhdoni ju te qevrisni perseri jeni deputet e flet per kartele. Nuk jeni vetem per te folur more zoteri jeni dhe per te marre masa sepse prandaj ju besuam voten edhe kater vite te tjera. E turpshme realisht dhe pa shprese ky vend. Po shkruan nji moshatare e juaj dhe ish studente e dhjetorit

    Përgjigju
  • Anila: 13/09/2021 12:22

    Po mir more , po qeveria nuk ka asnje faj? Keni shume instrumenta ne dore, qe nga moslejimi i monopoleve, heqja e licencave, ulja e taksave, rimbursimi i shportes se ushqimeve, rritja e ndihmes ekonomike, pensioneve e rrogave etj. Perse nuk zbatoni asnje mase Ju jeni ortake me oligarket

    Përgjigju
  • Avduli: 13/09/2021 11:25

    Po ti me gjithe ata legenat e tjere ca beni aty neper zyra, vajte 25 vjet qe paguhesh me taksat tona, apo vetem per te bere gam-gam si buce???

    Përgjigju
  • Maks: 13/09/2021 11:25

    Erjon populli ta dha voten qe te qeverisni ju dhe jo tregetaret truffator Dhe ju si kunder pergjigje nxirrni rezervat e shtetit dhe furnizoni furrat e bukes bejeni grurin monopol te shtetit dhe falimentoni keta tregetar kriminela

    Përgjigju
  • Doni: 13/09/2021 10:59

    Perse nuk fole njehere te vetme kundra miellit Serb qe eshte shume here me vrases se rritja e cmimit, i cili ka ardhur per shkak te rritjes ne burse?!

    Përgjigju
  • tiku: 13/09/2021 10:51

    ore ketu te gjith bejne ate qe eshte me e thjeshta..KONSTATOJNE po zgjidhjen kush e jep ne kete vend???

    Përgjigju
  • Demostrata e bukës: 13/09/2021 10:35

    Mirë e kanë, kur tokën nuk e punon njeri, dhe e kemi bërë tulla e beton. Normale që do ta tallin mikun si t'ja dojë kokrra e qejfit. Ça do i thuash kur faturën e blerjes ta sjell jo 30, po 50% më shtrenjtë, ose sa t'i dojë miku? Ke fuqi t'i bësh konkurencë me çmimin e brenshëm? Jo? Paguajmë më shumë të gjithë atëherë, jo vetëm qyteti.

    Përgjigju
  • Mesues 24 karat: 13/09/2021 10:26

    Po ca kujton ti more Erion, se populli eshte analfabet, se eshte qorr? A je ti ne parlament gjithe ato vite, qe paguhesh me rroge te mire. Pse nuk propozove ndonje ligj qe ta rregulloje kete gje dhe ata qe duan te abuzojne te mos kishin mundesi te rritnin cmimet? Apo varja per popullin, ti vec te flasesh di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK