TIRANE - Erjon Braçe, deputet i Partisë Socialiste, i është përgjigjur në rrjetin social Facebook akuzave të sotme të kryeministrit Berisha lidhur me tregtinë e armëve. Kryeministri Berisha, gjatë një konference për shtyp hodhi akuza mbi deputetin Braçe se dokumentet që ai ka publikuar kundër Ministrisë së mbrojtjes, përbëjnë sekret shtetëror. Shqiptarja.com i kujtoi disa herë Kryeministrit se dokumentet në fjalë nuk përmbajnë siglën “sekret” siç e kërkon ligji, por pavarësisht nga kjo, Berisha këmbënguli se dokumentet përmbanin sekrete.
Kryeministri foli për një fushatë të strukturuar shpifjesh banale kundër Ministrisë së mbrojtjes nga ana e opozitës. Akuzat e kësaj të fundit mbi përgjime të ambasadorëve të huaj dhe pjesëtarëve të opozitës, Berisha tha se asnjë fakt nuk është publikuar në lidhje me të.
Duke rievokuar akuzat dhe kundërkauzat me Berishën Braçe citon se kjo histori marrëdhëniesh të acaruara me kryeministrin ka 8 vjet që po ndodh.
"Keni 8 vjet që hetoni në mënyrë të ligjshme por më shumë të paligjshme për mua, deri në urdhërimin e hapjes së tre palë arkivave, nga ato të Sigurimit të Shtetit deri tek ato të Policisë Kriminale e më gjerë, nga koha e komunizmit deri në ditën e tua. POR SKE GJETUR GJE!”, -citon Braçe.
Brace i kërkon publikisht kryeministri Berisha të ndalë fushatën ndaj tij që deputeti 41 vjeçar i PS e quan një fushatë të ndyrë.
Brace i përkthen deklaratat e sotme të Berishës një kërcënim ndaj jetës dhe familjes së tij. "Mos shpif" i bën thirrje Brace Berishës. Kjo pasi ai pretendon së gjithçka që ka publikuar nuk janë dokumente sekret, ato janë thjesht dokumente tregtarë dhe urdhra publikë.
“Asnjë dokument nuk ka siglën e informacionit të klasifikuar”, shkruan Braçe.
"Deklarimi yt kundër këtij fakti është i rëndë. Ti ose s’di gjë, ose po falsifikon për të kërcënuar jetën time.", citon Braçe në komentin e tij në Facebook.
Por më e rënda në retorikën e Berishës sipas Braçes, është mbrojtja që kryeministri i bën veprimeve abuzive dhe kriminale të Ministrit të Mbrojtjes.
“Në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Berisha deklaroi se tregtia e armëve e kryer nga Ministria e Mbrojtjes është e ligjshme dhe fushata e denoncimeve të ndërmarra sipas tij nga ana e PS BËHET PËR LLOGARI TË GRUPEVE TRAFIKNATE DHE KRIMINALE”, përfundon Braçe.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com