Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratat e forta të Ambasadave së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë që i drejtohen me emra të përvetshëm kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit të LSi-së që të ndalin dhunën në protestë, të dënojnë publikisht autorët e dhunës ndaj institucioneve dhe kërcënimi ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Bochardt.
Braçe thekson thirrjet e ndërkombëtarëve që i kërkojnë liderëve të opozitë të bashkëpunojnë në hetimin e përgjegjësive për dhunën.
Reagimi i plotë:
“SHBA dhe Gjermania serish kundër dhunës! Stop duke nisur nga kjo proteste! Tani i drejtohen dy përgjegjësve, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit;
Dënoni publikisht autoret e dhunës mbi institucionet, policinë, shkatërrimin e pronës dhe sulmin mbi ambasadorin e OSCE ne Tirane!
Kërkesa e forte për te dy: bashkëpunoni ne hetimin e përgjegjësve për dhunën!
Ambasada e Gjermanisë akoma edhe me e forte!
Përsëri me emër e mbiemër dy përgjegjësit, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci.
Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05.2019, janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.
Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.
Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive.
Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.
Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.
Shqip e troç, bashkëpunoni e dorëzoni dhunuesit! Me qarte se kaq nuk ka! Ndërkohë identifikimi është i qartë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion
13 Nëntor, 17:47
-
Komisioni i Dezinformimit/ Kryetarja e SHISH: Ndërhyrjet malinje nga vendet armiqësore po amplifikohen nga platformat online, financim e rekrutime në portale
13 Nëntor, 11:47