TIRANE - Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për përfshirje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në trafikun e drogës, dhe debateve në Kuvend, deputeti Socialist Erjon Braçe thekson se “nuk ka asnjë fakt që të implikojë FA në këtë trafik”. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në studion e “A1 Report”, deputeti Braçe pranon ekzistencën e një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror, që përmend të dhëna të paverifikuara dhe të pavërtetuara. Sipas Braçes, shkresa që i është dërguar ministres së Mbrotjes në 10 ditëshin e fundit të marsit 2014, “i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat”.
 
“Letra ka të dhëna të paverifikuara, indicie të paverifikuara. Janë terma të përdorura nga Shërbimi. Nga një narrativ të caktuar, ashtu siç ka një element shumë të rëndësishme për këtë histori, i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat. E gjithë historia, ka një indicie shumë të fortë, dhe fakt domethënës, që është ministrja e Mbrojtjes ajo që është sot dhe detyre, dhe akuzohet nga PD, e cila i ka kërkuar SHISH që nëpërmjet shërbimit të ushtrisë të verifikojë informacionet marra në mënyrë operative”, tha deputeti i PS, Erjon Braçe.
 
Deputeti Braçe tha se kjo është shkresa që disponon PD, dhe ai vetë e ka marrë këtë shkresë nga PD.
 
Braçe thekson se SHISH dhe SHIU në shkresat e tyre nuk përmendin trafik droge nga aeroporti i Gjadrit, apo nga zona të tjera të përmendura gjatë debateve në Kuvend, ndërsa thekson se Forcat e Armatosura janë të përjashtuara nga ky trafik.
 
Çfarë përmban shkresa që ju përmendët në Kuvend?
Deklarata është bërë një të enjte më përpara. Kaloi si me të qeshur në sallë. Secili prej nesh e di idenë e Imamit për të folur për çështje të tilla. Më pas u pasua me akuzat. Duhet të ndajmë indicin nga informacioni, dhe të dyja nga faktet dhe provat. Ministrja e mbrojtjes, unë, kryeministri apo kreu i Kuvendit e thamë qartësisht se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që të implikojë FA në trafikun e drogës, qoftë në cilësinë e organizuesit, qoftë të ndihmuesit. Dhe kjo është thënë në një dokument sekret që e ka PD dhe unë e kam marrë nga PD. Çdo dokument që unë kam nxjerrë e kam marrë nga PD, atëherë në pushtet, tani në opozitë. Një nga arsyet pse u shpik kjo çështje, është për të mbuluar zhvillimet e brendshme në PD. Janë arsyet e tyre ti zgjidhin. Letra është e SHISH e klasifikuar sekret. Dhe dyshohet se është deklasifikuar nga momenti kur ka kaluar te PD. Në përmbajtje të saj letra nuk ka asnjë provë. Jam gati të ballafaqohem me shefin e SHISH. Nuk mund ta bëj publike, edhe pse nuk kam përgjegjësi të ruaj sekretin e një dokumenti të tillë.
 
Çfarë date mban?
S’jam i sigurt, por 10 ditëshin e fundit të mars 2014, drejtuar ministres së Mbrojtjes. Letra ka të dhëna të paverifikuara, indicie të paverifikuara. Janë terma të përdorura nga Shërbimi. Nga një narrativ të caktuar, ashtu siç ka një element shumë të rëndësishme për këtë histori, i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat. E gjithë historia, ka një indicie shumë të fortë, dhe fakt domethënës, që është ministrja e Mbrojtjes ajo që është sot dhe detyre, dhe akuzohet nga PD, e cila i ka kërkuar SHISH që nëpërmjet shërbimit të ushtrisë të verifikojë informacionet marra në mënyrë operative.
 
Të dy shërbimet thonë që ka të dhëna të mbledhura në rrugë të ndryshme por nuk ka prova? Konvergojnë pretendimet e dy shërbimeve?
Të dy shërbimet nuk e përmendin kërkund ushtrinë të përfshirë në këtë çështje. Kjo është kryesja pse Basha ka ndryshuar qëndrim. Ky është elementi që e ka detyruar sot Bashën të dalë publikisht të thotë se nuk ka akuzuar FA, por drejtimin politik të ministrisë së Mbrojtjes. të dhënat nga dy shërbimet nuk konvergojnë. Dallojnë në periudhë. Në shkresën e tetorit 2013, Shiu i referohet periudhë tetor 2012 e në vazhdim, deri kur ka bërë shkresës drejtuar SHISH. Në këtë periudhë ka qenë ministër Imami. Ndërsa SHISH flet për dhjetëditëshin e dytë të marsit, dhe i korrespondon periudhës tetor 2013 e këtej. Korrespondojnë vetëm në pikën që kanë të dhëna të pavërtetuara, të paverifikuara, dh e nuk referojnë aktivitet të trafikut të drogës. Nëse i referohemi shkresës së SHIU i ka dërguar shish, nga të dhënat e marra personat e pyetur thonë se kanë leje nga ministra e Mbrojtjes dhe janë punonjës të SHISH. Të dyja letrat nuk akuzojnë kërkënd, thjesht referojnë të dhëna të marra në rrugë operative dhe të preferuara.
 
Çfarë bënin këta punonjës SHISH-i?
Thuhet që u pyetën dhe kaq. Këtë letër se përmend kërkush por e disponojnë. Kjo thuhet në një shkresë që citohet nga shefi i SHISH drejtuar ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është historia.
 
Për çfarë gjëje konkrete flitet?
Kur flasim për trafik droge, flasim për një vepër të rëndë penale. Në shkresë thuhet se dyshohet se kanë zbritur avionë. Por nuk ka fakte që ta provojnë këtë, e as që është ngarkuar me drogë. Po këtu nuk ka fakt. Këto letra nuk përbëjnë provë, pasi thonë se të dhënat janë të paverifikuara. Ndaj prokuroria po mbledh të dhëna lidhur me këtë. Nuk mund të nisë një çështje penale pa prova. Është ngritur një fushatë e tërë politike që bie ndesh edhe me dokumentet që disponojnë. Nuk është çështja për të implikuar ushtrinë, pasi ajo është jashtë.

Gjendemi në një situatë të tillë ku dy shërbimet SHIU dhe SHISH, pavarësisht se nuk japin prova, flasin për trafik të narkotikëve nga ana e ushtrisë.
Të dy shërbimet nuk thonë se në aeroportin e Gjadrit ulen avionë me drogë. Në Divjakë nuk thuhet fare, por kjo është një ide e çmendur e Sali Berishës.
 
Edhe ish-ministri tha se janë ulur avionë...
Është qesharake e gjitha historia e uljes së avionëve në autostradë a thua se autostradat janë pa trafik dhe pa dëshmitarë. Le që janë pa drita, si mund të ulet avioni dhe të mos e shohë askush. Kjo është një përpjekje për ta treguar Shqipërinë si Kolumbi. Në të dy raportet nuk përmenndet as Kardhiqi as Divjaka. Ai i fryn gjërat për ti çuar gjërat në shpifje dhe pa prova. Kjo ka pasur një të mirë, në mobilizimin e uishtrisë dhe policisë për kontroll të imtësishëm të të gjitha strukturave përkatëse për këtë çështje. Dhe sërish nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt për përfshirjen e ushtrisë në trafik droge. Akuza është shumë e rëndë, dhe kërkon përgjegjësi më të drejtpërdrejtë për atë që e ka ngritur këtë akuzë. Basha sot ka bërë një tërheqje por pa bërë një ndjesë publike. Akuza është artikuluar nga ai vetë, nga Imami  dhe nga Berisha që i vuri vulën në Kuvend.

Kodheli tha se nuk kam asnjë provë apo informacion, ndërkohë ju thatë se kam unë të njëjtën shkresë si ajo e Imamit. Pas deklaratës suaj gjithë PD tha se qeveria gënjen kur thotë nuk kam informacion kur një deputet i Komisionit të Ekonomisë e ka, dhe kur e ka ky edhe Kryeministri edhe Ministri e ka.
Nuk keni pse i jepni hapësirë një alibie banale, ku PD iu shmang ballafaqimit të provave për një akuzë të rëndë si kjo, që kanë në thelb idenë e një njeriu që ka njohje të vjetër të shërbimeve sekrete, por që nuk thuhet e vërteta, thjesht ndërtohen alibi në funksion të akuzave ndaj qeverisë. Unë në kuvend kam folur për fakte dhe prova se kur ngrihet një akuzë të rëndë duhet të kesh prova. Të njejtën gjë tha dhe Kodheli se nuk ka asnjë provë. Madje ministrja bëri të parën gjë, për akuza kriminale, iu drejtua Prokurorisë për hetime ndaj kësaj çështje të ngritur dhe e dyta ofroi bashkëpunim në lidhje me zbardhjen e këtyre akuzave. 

Për tre ditë askush nuk dha asnjë përgjigje...
Nuk kemi asnjë detyrim. Nesër mund të thonë se Braçe ka vrarë një njeri. Por unë nuk kam asnjë detyrim ti përgjigjem Imamit, një haluçinacioni të një personi. Pra ministrja kreu një veprim shumë më institucional, e çoi çështjen në prokurori, dhe ofroi bashkëpunim dhe vazhdon ta përsërisë këtë. Sot dëgjova se po bëjmë prokurorin politik po pse? Arben Ristani çfarë bën? Për një çështje që prokuroria nuk gjetin asnjë provë, ku prokuroria as nuk e filloi një procedim? Basha ka dalë publikisht dhe ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për serverin e tatimeve. Këto komisionet e veta nuk i konsideron komisione politike, por duan të japin të vërtetën e partisë së tij. Pse kanë frikë të ftojnë të gjithë aktorët?
 
Të gjithë kanë frikë të thërriten të gjithë aktorët...
Jo, jo. Unë do të isha i pari që do të thërrisja Ministren e Mbrojtjes, nëse do të kishte një rregull etik që në deklaratat në Kuvend, duke bërë publike prova. Këto janë akuza të rënda për të cilat nuk ka asnjë provë. Atëherë le të ngremë një Komision Hetimor parlamentar për të ballafaquar faktet, por nuk ka asnjë fakt.

NATO mund të ishte arbitër, pasi ata na monitorojnë hapësirën ajrore, dhe në këtë debat që janë përfshirë aktorët më të rëndësishëm politikë, me akuza tepër të rënda, NATO ndërkohë ka heshtur.
Çfarë e dini NATO një strukturë në shërbim të çmendurisë së Berishës. Ky vend i ka institucionet e veta. Me probleme, por i ka, për të zgjidhur këtë çështje.
 
Opozita është refuzuese për këtë komision. Ju do ta ngrini këtë komision?
Nesër është mbledhja e Kryetarëve, patjetër që do ta kemi ngritjen e Komisionit Hetimor për të zbardhur këtë akuzë, për ushtrinë shqiptare. Mua më kanë bërë vrasës në akuzat e tyre, mund të më gjente mua prapë, por jo Divjakën, se ska pse luan askush më çmenduritë e një njeriu. E ftova në parlament Imamin dhe më tha nuk kam asnjë shkresë, sot Basha tha se i kemi. Madje ai tha ku ka rëndësi kemi ne prova ose jo rëndësi ka t'i përgjigjeni pyetjes. E rëndësishme është që janë tërhequr por akoma më e rëndësishme është të kërkohet ndjesë për një akuzë të tillë. 

Një nga premtimet tuaja elektorale ishte me koncesionet e paligjshme. Si është vepruar?
Janë anuluar disa koncesione të elektroenergjetikë, që kishin shkelur afatet, apo kishin nisur të tregtonin këto leje në dore të dytë apo të tretë. Po kështu edhe koncesioni i monitorimit të plazheve të jugut është anuluar. Po kështu bëhet fjalë për 4-5 koncesione shërbimesh. Jam pjesë e një koncesioni të ngritur për hetimin e kushteve të kontratave të lidhura me to. Koncesionit të pullave fiskale, të skanimit të kontenierëve, të kolaudimit. Kam qenë pjesë një grupi pune që ka shqyrtuar kontratat, dhe ka bërë analizimin e tyre. Përtej të drejtës të ofrimit të këtij shërbimi me çmim të rritur, është rritur edhe korrupsioni në këtë shërbim, pra në pikat e kolaudimit të automjeteve. Synim është liberalizimi i këtij shërbimi në bazë të zonave, dhe numrit të makinave që këtë shërbim. Ndarja e re territoriale besoj se do na ndihmojë për të riorganizuar këtë shërbim. Hartuesit e këtyre kontratave për mendimin tim duhet të marrin përgjegjësi penale. Kanë hartuar kontrata që kanë dhënë garanci të qartë vetëm për interesat e tyre. Nëse ka një vonese, kjo ka ardhur nga kujdesi për të shmangur penalitet që duhet të paguhen nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Kolaudimi i automjeteve do të liberalizohet. Koncesioni i skanimit të kontenierëve do t’i përmbahet vetëm titullit që disponon. Do të paguhet vetëm për shërbimin që ofron. Mallrat që kalojnë transit në Shqipëri, nuk duhet të paguajnë 39 euro për çdo deklaratë doganore. Do të vendosen 5 skanerë në 5 pikat kryesore kyçe, dhe do të mbahen dhe dy të tjera, që do të jenë të lëvizshme. Në duam te shkojmë drejt pullës dixhitale. Qeveria është në jnë proces shkëmbimi opinionesh edhe me kompaninë që ka marrë këtë koncesion. Siç po ndodh edhe me kompaninë të markimit të karburanteve. Këto kontrata janë realizuar për qëllime klienteliste, dhe nuk kanë marrë parasysh mbrojtjen e interesit të qytetarëve shqiptarë.
 
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)