TIRANË -  “Programi i ka të gjitha detajet se si ne do realizojmë premtimet që kemi bërë. Janë shumë të mundshme për t’u mbajtur”. Kështu i është përgjigjur Erion Braçe në studion e “A1 Report” akuzave të Lulzim Bashës pak çaste më parë se “mazhoranca e re nuk po bën transparencë, se si do të realizojë premtimet”.

Braçe ka theksuar edhe faktin tronditës se "1 miliard dollarë që do detyrohen t’i paguajnë qytetarët e Shqipërisë për 10-15 vite si shërbime të koncensionuara drejtpërdrejt nga privatët; nga koncensionet e automjeteve, te pasaportat, ngjyrosja e karburanteve, te skanimi i konteniereve. I miratoi Berisha para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve".

Braçe premtoi se do ta ngrërë këtë çështje nesër në Kuvend.

NË PROGRAM PARASHIKOHET MBAJTJA E TË GJITHA PREMTIMEVE
“Programi i ka të gjitha detajet se si ne do realizojmë premtimet që kemi bërë. Janë shumë të mundshme për t’u mbajtur”. Kështu i është përgjigjur Erion Braçe në studion e “A1 Report” akuzave të Lulzim Bashës pak çaste më parë se “mazhoranca e re nuk po bën transparencë, se si do të realizojë premtimet”.
 
“Nëse duan të bëhen pjesë e bashkëpunimit ne jemi aty. Do shmangim çdo tendencë arrogance ndaj opozitës. Në rast se këta nuk duan ta ushtrojnë këtë gjë është zgjedhje e tyre. Na kanë votuar të ecim përpara”, theksoi Braçe mbi një pozitë-opozitë konstruktive.

SHQIPTARËT, 1 MILIARD DOLLARË BORXHE NË 10-15 VJET PREJ KONCENSIONEVE
"1 miliard dollarë që do detyrohen t’i paguajnë qytetarët e Shqipërisë për 10-15 vite si shërbime të koncensionuara drejtpërdrejt nga privatët; nga automjetet, te pasaportat, ngjyrosja e karburanteve, te skanimi i konteniereve. I miratoi Berisha para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve".

"Shqetësimi im është, që do ta ngrë dhe nesër në Kuvend. Kjo është fatura e kushtueshme, që ne do duam ta zhbëjmë”, u shpreh Brraçe.

Braçe ka kujtuar se ka pasur një gjyq për koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve. "Ata gjykatës që janë atje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Shqipërisë dhe nuk janë atje për interesat e Sali Berishës. Atje ka një lobim të tmerrshëm në mbrojtje të koncesioneve të ngjyrosjes së karburanteve", bëri të ditur Braçe, duke shtuar se "i bëjnë bisht gjyqit, e shtyjnë se duan t’i mbajën anën atij kryeministri; një pjesë e tyre ka filluar që këtu jam prej atij, kam rregulluar karrierën, por nuk janë atje për t’i kthyer ndere Berishës, por për të mbrojtur interesat kushtetuese të Shqipërisë".

NUK E TREGOJ SE KUJT IA DHASHË VOTËN
“Nuk e tregoj se kujt ia kam dhënë votën, por kuptohet që si grup ramë dakord të mbështesim propozimin e gjithë mazhorancës, për Kryetar Kuvendi dhe ai ishte Ilir Meta”, u shpreh Braçe.

NISHANI NUK KA TË DREJTË TË VERIFIKOJË MINISTRAT
“Nishani mendoj se pas Ramës nuk ka asnjë pengesë për të dekretuar edhe kabinetin qeveritar në respekt të Kushtetutës. Kur flas për respekt të Kushtetutës kam parasysh kriteret, që janë mosha mbi 18 vjeç dhe të jenë pa ndjekje penale”, nis të përgjigjet Braçe për dekretimin e pritshëm të kabinetit Rama.

"Duhet të dekretoheshin sot. Pasi Rama i ka paraqitur menjëherë. Por me çfarë kam dëgjuar, çfarëdolloj gjëje pritet. Unë jam natyrë që e them çfarë mendoj. Presidenti nuk ka qenë kushtetues në atë deklaratë për verifikimin e ministrave. Nuk kanë verifikuar as dënim të mëparshëm, që mund ta bënte të padenjë një emër, por as akuzë të ngritur ndaj tyre. Kush është ky, që thotë se unë do t’i hetoj ata? Hetimin e ka atribut Prokuroria. Nuk e ka as Presidenti, as SHISH”.