Braçe si Korreshi: Në spitalin e Lushnjës të hante vërtetë miu! Të rishikohen pjesa më e madhe e koncesioneve të ‘Shëndetësisë’

Erion Braçe kërkoi që të rishikohen pjesa më e madhe koncesioneve në shëndetësi, por dhe të sigurojë  investimet shëndetësore në Lushnje për shkak të infrastrukturës jo të mirë, ku mbështeti dhe deklaratën e deputetit të PD Sajmir Korreshi pak kohë më parë se ‘aty të hante miu’.

“E thashë para pak ditës për koncesionet në shëndetësi. ¾ e koncesioneve në shëndetësi të rishikohen.  Nuk duhet të paguajmë një set me 40 instrumente, kur përdoren 2 dhe të paguhet paketë e plotë. Sa më efektive të jenë. Nuk do hyj në këto histori  ça do bëni atje dhe këtu. Për rrethin e Lushnjës, konsiderohet spitali si spital bashkiak, Lushnja është më i madh se qarku i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, rrethi i Lushnjës është më i madh se bashkia e Fierit. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime të urgjencës. Nuk është si bashkitë e tjera. Për shkak të punës dhe natyrës së punës në këtë rreth, spitali funksiononte në kushte atmosferike në verë dhe dimër, në fushë të hapur. Për shkak të sëmundjeve të trashëgueshme dhe sëmundjet e gjakut kanë zënë vendin e parë. Po të zgjidhim statusin e institucionit. Te ajo poliklina të hante vërtet miu, nuk u kujtua njeri derisa u bë nga e para. Ashtu siç janë zgjidhur dhe problematikat e tjera, ashtu do zgjidhet dhe spitali atje”, u shpreh Braçe.

Në fillim të tetorit mungesën e investimeve në qendrën shëndetësore  në Lushnje e denoncoi edhe deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi, i cili tha nga Kuvendi se në spitalin e Lushnjës, bëhen vetëm 'synetlliqe dhe operacione apandeciti' dhe se ‘të hante miu’.


Lajmi kryesor:

Ministria e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë vendosjen e pasaportës së vaksinimit në bar-kafe! Spaho: Si do i monitoroni? Braçe kundër Shoqatës së Bareve: Shëndeti publik mbi interesat e tyre


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës