Braçe sulmon Dukën: Kur unë bëja
tifo për futbollin, ti bëjë tifo për pulat

Braçe sulmon Dukën: Kur unë bëja<br />tifo për futbollin, ti bëjë tifo për pulat
Pak pasi përfundimit të konferencën për shtyp të titulluar “Epilog i një sezoni” të kreut të FSHF Duka, ka reagua nëpërmjet një statusi në Facebook deputeti i PS Erjon Braçe.

Së fundmi, Braçe ka akuzuar Dukën si një njeri që merr vesh vetëm nga pulat dhe aspak nga futbolli.

Deklarata e Dukës, i cili tha se “do ta ndjek çështjen e Skënderbeut”, është parë me skepticizëm nga Braçe, sipas të cilit kjo skuadër është thjesht viktimë e sistemit të korruptuar.

Braçe njihet si një nga kritikët më të fortë të Dukës, ku herë pas here e ka sulmuar atë për disa ndeshje, rezultati i të cilave, sipas tij ka qenë i trukuar ose në të cilat ka pasur dhunë. 

Statusi i plotw
Shak(ooooo)a nga M(o)andiii!

E para,
kur une beja tifo per Musten, Berishen, Ahmetajn, Eksarkon, Hysin, Staroven, Duron, Muratin, Tomorrin, Millon, Lamen, Shehun, Ramadanin, Agalliun, Kacacin, Panon etj etj;
(ndjese per emrat, por pyet Tanat, jane emra futbollistesh,
nuk jane sharje me “rob shpie”)

Ti beje tifo per pulat!
Dhe nuk kishe faj, bota keshtu eshte ndare,
disa ndjekin pasionin, disa lekun ne glasa!

E dyta,
e di, e ke mesuar qe futbolli luhet me top, ne nje fushe me dy porta, me dy ekipe prej 11 lojtaresh;
Madje madje e ke mesuar qe ne kete loje ka dhe arbiter,
i vetmi qe ti njeh ne cdo ndeshje.
Kerkend tjeter dhe cte duhet xhanem!
Ti kaq di, sic tek pulat, cmimin per kokrat e vezeve,
duhet patjeter qe tamam ti te percaktosh edhe numrin e golave per ndeshje, edhe kush fiton e kush humb.

Ky eshte futbolli yt!
Patjeter qe une e njoh edhe kete lloj futbolli,
ndaj do vijoj te jem kunder teje, shtatori eshte afer!

E treta,
ti do ndjekesh pas Skenderbeun!
Harroje ti se do denosh Skenderbeun per te shpetuar veten.
Ti ke qene aty.
Skenderbeu eshte thjesht viktima ne Sistemin tend;
u morr, u perdor dhe tani po e flak pas shtrydhjes.

Por do e ndjekesh pas!
Nuk shpeton dot,
as me kater musketjeret e televizionit tend qe kete futbollin qe njeh e “luan” ti e shesin per me te bukurin ne rajon, bio etj etj,
as me fjalet e medhaja qe mezi ti mesojne ti artikulosh dhe qe ti si kupton kurre.
(meqa ra fjala cdomethene “handikap”?)

Eeeej,
futbolli yt nuk shitet kund, nuk e financon kerkush.
Ky nuk eshte handikap por fakt.
Deshmon qe futbolli yt eshte i rreme,
i paravendosur, njesoj sic kete sezon.

Ta kam thene,
njerezit jane gati te financojne pulat e tua-ato i bejne vezet jashte kontrollit tend, por jo te financojne futbollin qe ti “organizon”, rezultatin e tij ti percakton e kerkon te shesesh.

Quhet ekonomi dhe nuk ta fal kush ty!

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator