TIRANË – Deputeti Erion Braçe ka publikuar sot në Fb, një denoncim të tij për një taksë të re të fshehtë që Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Berisha ka firmosur në kurriz të shqiptarëve pa e vënë fare në dijeni Kuvendin. Dhe ajo është taksa e “shenjimit” të karburanteve me një kosto prej 20 milionë dollarësh në vit që do ta paguajnë shqiptarët!
Braçe denoncon me fakte taksën që është firmosur këtë muaj nga Kryeministri: “200 milionë dollarë për 10 vjet - kjo është taksa që Sali Berisha u ka vendosur shqiptarëve nga korriku i këtij viti.
Përmes një kontrate të mbajtur sekret prej marsit të këtij viti, Sali Berisha - kryeministri në ikje, ka vendosur krijimin e monopolit në shërbimin e ngjyrosjes së "karburanteve të bardha" e "karburanteve të zeza"; pagimin e një “tarife kombëtare të shenjimit të karburanteve “ në nivelin e 7300 lekëve për çdo një mijë litra karburant.
Por, ka edhe me shumë. Me një VKM të thjeshtë ka vendosur taksë kombëtare pa njoftuar, pra pa vënë në dijeni e asfare, me miratim të Kuvendit kur Kuvendi është autoriteti që vendos tatime e taksa, e gjitha për të rritur dhe garantuar sa më shumë të ardhura nga tarifa kombëtare e shenjimit për kompaninë e konçensionit.
Ai ka vendosur VKM-në mbi ligjet fiskale kur ka përcaktuar se nuk do të lejohet asnjë kompani të paguajë akcizën dhe TVSH-në nëse nuk ka arkëtuar më parë tarifën kombëtare të shenjimit
Ai ka vënë në dispozicion të kompanisë së koncesionit gjithë administratën e shtetit kur policia e rendit dhe çdo institucion tjetër i shtetit do të jenë në dispozicion të kompanisë dhe garantojnë veprimtarinë e saj, madje, duke I dhënë kases të pafund për të hyrë pa autorizim në ambientet private të kompanive që operojnë në tregun e karburanteve.
Në fund, tarifa me vlerë 7 dollarë për një mijë litra. Pra, 20 milionë dollar në vit. Të gjitha do t’i paguajnë shqiptarët! Është iluzion detyrimi i pagimit të kësaj "takse kombëtare" nga kompanitë. I gjithë detyrimi, 20 milionë dollarë në vit- 200 milionë dollarë për 10 vite kontratë, që do të mbartet në çmim dhe do ta paguajë çdo shqiptar - kjo është taksa e fundit abuzive që Sali Berisha po u vendos shqiptarëve,” – shkruan Braçe.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com