Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Braçe, ka deklaruar gjatë mbledhjes së komisionit ditën e sotme, se gjatë muajve gusht dhe korrik ka pasur ndërhyrje nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.
Braçe ka sjell në vëmendje dy raste të publikuara në mediat shqiptare me burim informacioni të rreme nga Serbia, ku rasti i parë ka lidhje me mundësinë e pushtimit të Kosovës nga Serbia.
“Deklarata e lëshuar nga mediat serbe dhe tabloidet pranë qeverisë që kishin të bënin me mundësinë e pushimit të Kosovës nga Serbia. Një zinxhir i tërë dezinformimi që mbërriti në Shqipëri. Duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët e duke sjell shqetësim në rajon dhe brenda vendit. Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por kanë gjetur hapësirë në Shqipëri. Edhe pse burimi i informacionit ishte në Serbi dhe u përgënjeshtrua, këtu nuk pati as përpjekjen më të vogël për ta korrigjuar e jo më për ta fshirë”, tha ai.
Rasti i dytë, sipas Braçes ka të bëjë me një deklaratë të presidentit të Serbisë, i pasqyruar nga mediat në Shqipëri.
“Një deklaratë e presidentit të Serbisë që kishte të bënte për monitorimin e territorit serb nga dron shqiptare. Edhe pse burimi ishte një portal serb në Kosovë i pacituar nga mediat në Kosovë, por i cituar dhe përdorur si informacion gjerësisht nga mediat në Shqipëri, përfshirë atë online dhe audiovizive. Element për të tërhequr klikime, por jo për të thënë të vërtetën”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seancat dëgjimore! Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse gjatë korrikut e gushtit! Opozita mungon
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sistemi Bonus Malus/ Braçe: Komisioni i Ekonomisë t'i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit, favorizon kompanitë e sigurimit
7 Janar, 12:07
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor 2024, 21:55
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
'Studio Live'/ Ndikimi i huaj në media, Poli Hoxha: Kemi marrëveshje me SHBA për dezinfomimin! Toska: Rama kërkon të kontrollojë mediat sociale, e kamuflon me ndërhyrjen ruse
4 Dhjetor 2024, 18:08
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor 2024, 10:45
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor 2024, 09:26
-
'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion
13 Nëntor 2024, 17:47
-
Komisioni i Dezinformimit/ Kryetarja e SHISH: Ndërhyrjet malinje nga vendet armiqësore po amplifikohen nga platformat online, financim e rekrutime në portale
13 Nëntor 2024, 11:47
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor 2024, 15:29
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor 2024, 17:45
-
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
5 Nëntor 2024, 11:28