Braçe: Të hetojmë urgjent 3 vjedhjet më të mëdha në fushën e energjisë, privatizimin e ARMO, e ALBPETROL dhe të OSSH-së

Braçe: Të hetojmë urgjent 3 vjedhjet më të mëdha në fushën e energjisë, privatizimin e ARMO, e ALBPETROL dhe të OSSH-së

Erion Braçe

*Fjala e plotë e deputetit socialist Erion Braçes në parlament...

Kisha pergatitur fjale tjeter, per sistemin buxhetor, por pasi degjova 2 ore e 40 minuta dy deputete, dua te them disa gjera;

E para, Adam Smith (reference e zotit LyBa) e Xhon Kejns nuk kane trashegimtare ketu, as perfaqesues, vecanerisht ne radhet e atyre qe si kane lexuar kurre;
USTAI (reference e LyBa) po, ai ka ketu gjysmen e tij me te mire, me te bukur, me te re;
Kjo gjysma, nuk behet dot tjeter nga USTAI, as pse e perze, as pse ben loje luftash me te.

E dyta, as i pari e as i dyti, nuk do benin kurre ate privatizimin e OSSH, USTAI dhe gjithe qeveria e tij, perfshire LyBa, e bene duke shkaterruar sistemin energjitik shqiptar dhe vene ne rrezik sigurine kombetare;
Ai privatizim nuk u be as per biznes, por per te transferuar vjedhjen dhe perfitimet prej saj.

E treta, a ka vjedhje me energjine e per energjine? Pooo ka!
Kjo tabele deshmon per vjedhjen: ne 2007 vjedhja ishte 36 leke ne cdo 100 leke energji, ne 2008 ishte 34 leke ne 100 leke, ne 2009 ishte 35 leke ne 100 leke, ne 2010 ishte 31 leke ne 100 leke, ne 2011 ishte 35.6 leke ne 100 leke, ne 2012 ishte 44 leke ne 100 leke, ne 2013 ishte 45 leke ne 100 leke energji;
Viti juaj me i mire ne raport me vitin tone me te mire tregon permasen e tmerrshme te vjedhjes suaj me energjine: 330 MILION DOLLARE NE NJE VIT, vetem nje vit.

Ketu po, edhe une bashkohem me kryetarin e opozites: zoterinj te drejtesise lutem hetojeni nje prej tre vjedhjeve me te medha ekonomike ne fushen e energjise, bashke me privatizimin e ARMO, privatizimin e ALBPETROL.

E katerta, do doja qe Lylzim Basha qe flet ketu, sulmon ketu, kercenon ketu, shpif ketu, te ishte ketu; per te e kam.
Lylzim, mua nuk me komplekson dot hic as me VKM e as me DREJTESINE;
I dal per zot cdo firme mbi vendime te qeverise, marre ne drite te diellit e ne perputhje me ligjin;
Por nje gje dua ta shtoj: une nuk i kam duart me gjak, nuk shoh ne enderr ne gjak, nuk me prishet gjumi me gjak, vec nga nje zile ore per te dal per vrap, vetem e pa roje, sot e mot!

Do moral gjithcka;
Eshte kollaj te dalesh ketu e te permendesh emra, edhe Samirin. POR A KE MORAL?
Une nuk kam shtepi tek Samiri, une nuk kam shtepi as ne Hamalle tek Samiri, as ne Palase po tek ai. Kollaj tja permendesh emrin ketu, para nesh e para qytetareve, por kur ne darke shkon ne Hamalle, ke moral ti shohesh ata banoret qe te degjuan?!

Une nuk ve gjoba, se di ca jane dhe ky eshte moral!

Tani po dal tek BUXHETI!
Buxheti është një e mirë publike.
Menaxhimi i sistemit buxhetor, në përputhje me ligjin, nën një regjim të fortë transparence, kontrolli dhe llogaridhënie, është interes publik.

Parlamenti në funksionin bazë të tij ka këtë: ligjbërjen, transparencën, kontrollin e zbatimit të ligjit dhe llogaridhënien këtu për të.
Qyshkur Parlamenti lindi, u krijua, tatimet, taksat, Buxheti, diskutimi, miratimi ose jo, kontrolli, janë fuqia e Kuvendit.
Jo pa qëllim ;
1. Populli i realizon e përmbush interesat e tij përmes Parlamentit;
2. Populli e mban qeverinë nën kontroll përmes Parlamentit.

Ka vetëm një rast kur Parlamenti ndan fuqinë e tij me Qeverinë për taksat, tatimet dhe Buxhetin:
Rrethanat e jashtëzakonshme thuhet ne ligj e qe jane kur:
1. Katastrofat e fatkeqësitë natyrore, aksidente teknologjike etj, ndodhin;
2. Rrezikohet qendrueshmeria e sistemit financiar dhe gjykohet e domosdoshme ndërhyrja e Qeverisë;
3. Shpallja e gjendjes së luftës;
4. Rritja e GDP Produktit të Brendshëm Bruto është ≤ 1% dhe borxhi 60% e sipër.

Në këto raste rregulli fiskal i vendosur nga Parlamenti, pezullohet. 

Në asnjë rast tjetër.
Por edhe kjo vendoset këtu në Parlament, askund tjetër.

Kemi patur ne një rregull fiskal të shkruar e të miratuar në Kuvend?

Deri në 2016, JO.

Për 26 vite, Parlamenti ka bërë gjithshka, më së shumti EDHE MË VULËN KOLEGJIALE TË QEVERISË, por një rregull fiskal JO.

FMN që ne e duam dhe se duam, e thërrasim por dhe e përzemë, e citojmë, e lëvdojmë, por edhe e fajësojmë, mallkojmë, fliste pa pushim për Deficitin Primar në terma pozitiv, pra për Suficitin Primar, por askush se dëgjonte.

Përse?
Sepse rregulli i saj, ky rregull, i vinte fre harbimit fiskal të QEVERISË, urisë së saj për të shpenzuar para, pa transparencë e jashtë kontrolli.

Deficiti primar është interes publik:
Dëshmon shëndetin fiskal të shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë;
Tregon trendin e të ardhurave, shpenzimeve, defiçitin mes tyre, BORXHIN, tendencën e tij në rritje apo në rënie.

Është si në shtëpi: ti nuk mund të shpenzosh më shumë se të ardhurat qe ke nga puna e drejte dhe e ndershme.

Poo ka edhe borxh, po për çfarë? Borxhi që zhvillon, financon të ardhmen, vlen.

Defiçiti nuk duhet të kaloj investimet, nëse ndodh paguan të tashmen, e kjo tregon që jemi në hall.

T'u jap disa shifra:
Nga 2006 ne 2013, patëm suficit primar vetëm një herë, në 2010, +0,3%, nderkohe qe ne 2008 e 2009, deficitit, borxhit, ekonomise ju vu zjarri vetem per nje veper, nje rruge, ne fakt per 60 kilometra rruge; prej aty, prej ketij zjarri, ekonomia nen efektin edhe te krizes se perbotshme qe mberriti ne 2011 ketu, fiku edhe motorrin e fundit.

Nga 2014 ne 2020, patëm suficit primar katër herë, katër vite ’16, ’17, ’18, ’19; disipline e mireqeverisje.

Qeveria Berisha nuk u ndal në huamarrje dhe borxhi u rrit.
Qeveritë tona u përmbajtën në huamarrje dhe borxhi u ul deri në fund të 2019-tës.

Çdo vit nga 2015, deficiti ishte shumë herë më i vogel se investimet.
KY ËSHTË RREGULLI.

Ne 2016 këtë RREGULL E BËMË LIGJ.
NE, jo ju! 
Ju as e bëtë dot fakt, realitet, as e shkruat kund.

Kjo na krijoi një hapësirë fiskale të shëndetshme, na bëri të besueshëm, të financueshëm dhe na dha mundësinë të përballojmë tërmetin e pandeminë.

Çfarë thotë rregulli i vendosur në PARLAMENT:
1. Në çdo ligj vjetor të buxhetit, fillestar apo të rishikuar, si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, raporti i borxhit publik ndaj produktit të brendshëm bruto, do të planifikohet në nivel më i ulët se niveli i vlerësuar për vitin pararendës, deri atëherë kur niveli i borxhit të arrijë dhe qëndrojë poshtë nivelit 45% të Produktit të Brendshëm Bruto;
2. Përjashtim nga rregulli (ky me lart), mund të bëhet vetëm në rastet e rethanave të jashtëzakonshme, të përcaktuara në nenin 4/4 të këtij ligji;
3. Në çdo ligj vjetor fillestar të buxhetit, dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, kur rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto, e parashikuar në raportin “Perspektiva ekonomike botërore”, të FMN-së, është, të paktën 5%, atëherë deficiti i përgjithshëm nuk mund të jetë më i lartë se 2% e Produktit të Brendshëm Bruto, përveç rasteve të rrethanave të jashtëzakonshme, të përcaktuara në shkronjat “a” , “b” dhe “c” të nenit 4/4 të këtij ligji;
4. Masa e deficitit buxhetor nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara çdo vit në ligjin e buxhetit, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që parashikohen në nenin 4/4, të këtij ligji;
5. Duke filluar që prej vitit buxhetor 2023 e në vijim, balanca primare buxhetore nuk duhet të rezultojë më e vogël se sa zero, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që parashikohen në nenin 4/4, të këtij ligji.

Rregulli fiskal përforcohet edhe me:

1. Kontigjencë 0,7% e shpenzimeve totale;
2. Të ardhurat nga privatizimi ndahen 50% borxhi, 50% investimet;
3. Ndryshimet e ligjeve tatimimore nje herë në vit dhe 23 muaj para vitit të ri fiskal;
4. Garancitë sovrane-në zgjerim, përfshihen 100% si pjesë e borxhit;
5. MFE vlerëson dhe MIRATON paraprakisht koncesionet dhe PPP, çdo ndryshim në to nga efektet mbi shpenzimet buxhetore, deficitin, qëndrueshmërinë e borxhit;
6. Shuma e përgjithshme për to, nuk duhet të kalojë 5% të të ardhurave faktike;
7. KUVENDI, NË LIGJIN VJETOR TË BUXHETIT, MIRATON TAVANIN E VLERËS TOTALE TË KONTRATAVE, TË TË GJITHAVE, ATO TË KONTRAKTUARA GJATË VITIT BUXHETOR.

Pra Kuvendi! 
Kuvendi merret me politikën fiskale, politiken buxhetore etj. JO PRESIDENTI, NUK E BËN PRESIDENTI POLITIKËN FISKALE; nuk e ka as kopetence ne kushtetute e ne as ndonje akt tjeter.

Por as qeveria vetem e si fakt i kryer; KUVENDI!

Ky Kuvend ka zgjedhur FMN dhe raportin e saj PERSPEKTIVA EKONOMIKE BOTËRORE, si pikë referimi për të gjithë numrat dhe llogaritë e këtij rregulli fiskal.

FMN për fat ka folur tre ditë më parë;
Çfarë tha?

• Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020, aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm. Politikat luajtën rol kyç në ruajtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës, duke i hapur rrugë rimëkembjes ekonomike. (e mbani mend cfare keni thene?; i vdiqet pa sherbim mjekesor, i late pa para e pa buke; urdheroni e lexoni vleresimin e FMN).

• Pas një periudhe kontraktimi me 4 për qind në vitin 2020, ekonomia po ngrihet fuqishëm me rritje të parashikuar prej 7.8 për qind në vitin 2021, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave monetare dhe fiskale, nga rindërtimi, pakësimi i kufizimeve të lëvizjes, prodhimi i lartë të energjisë elektrike falë kushteve të favorshme të motit në pjesën e parë të vitit, si dhe një sezoni turistik relativisht të mirë.

• Ne (FMN), parashikojmë që rritja ekonomike do të normalizohet në 3.8 për qind në vitin 2022, duke reflektuar më pak mbështetje nga politikat fiskale dhe maturimit të efektit të rimëkembjes.

• Norma e inflacionit është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, por inflacioni bazë deri tani ka mbetur i qëndrueshëm dhe presionet inflacioniste të ulëta (per cmimet kjo).

• Ndërkohë që rritja e konsiderueshme e deficitit në vitin 2020 ishte e nevojshme për të zbutur ndikimin e goditjeve, politika fiskale në vitin 2021 është më ekspansioniste sesa nevojitet. (E mbani mend cfare keni thene per deficitin vjet, borxhin, pagesat etj?; lexoni vleresimin e FMN per te tani).

• Pavarësisht një arkëtimi më të mirë në të ardhurat tatimore, defiçiti primar do të mbetet në nivelin e 4.6 për qind të PBB-së, i ngjashëm me atë në vitin 2020. Borxhi i përgjithshëm i qeverisë parashikohet të rritet në pothuajse 80 për qind të PBB-së, në fund të vitit 2021, ndër më të lartit në rajon. Borxhi pritet të bjerë gradualisht, pasi masat mbështetëse dhe rindërtimi të përfundojnë dhe të respektohet rregulli fiskal i një bilanci primar fiskal të paktën zero duke filluar nga viti 2024, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit (LOB). 

Por FMN nuk ka bere vetem vleresime te drejta e realiste; FMN ka edhe kritika, sugjerime qe per mua vlejne fort.

Çfarë sugjeron FMN?
 
• Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale, për të ulur defiçitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik.
• Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i transparences dhe cilësisë së investimeve publike.
• Me një tjetër mandat, qeveria është e mirë vendosur për të adresuar këto sfida dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë aktorëve të interesuar të shoqërisë në funksion të këtij qëllimi.

Me konkretisht FMN thote shkoqur:
• Tani është koha për të miratuar një plan të besueshëm të rregullimit fiskal afatmesëm, mbështetur nga një Strategji e shëndoshë e të Ardhurave që duhet të ndërmerren në periudhën afatmesme. Ajo që nevojitet qe kjo strategji të jetë e suksesshme, është para së gjithash angazhim dhe udhëheqje e fortë politike.
• Më e rëndësishme, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, të ulë dobësitë që burojnë nga korrupsioni, të rrisë konkurueshmërinë që të mbështesë realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të saj të zhvillimit afatgjatë.

Përtej politikës të kthehemi tek rregulli fiskal;
FMN thotë:
• Tani është thelbësore të përdoret rimëkëmbja ekonomike për të rikrijuar hapësirë për politikat fiskale. Një plan i besueshëm afatmesëm rregullimi—është më mirë të formulohet tani dhe të zbatohet duke filluar nga viti 2022—duhet të përcaktojë masa për të zvogëluar defiçitin primar në rreth 2 për qind të PBB-së në vitin 2022, si dhe të arrijë në mënyrë të qëndrueshme një balance primare pozitive prej rreth 1.5 për qind të PBB-së në vitin 2024.
• Themeli i një rregullimi të tillë fiskal të besueshëm duhet të jetë një Strategji e shëndetshme Afatmesme të Ardhurash (MTRS) që zgjeron bazën tatimore dhe të eleminon mundësitë për shmangie.
• Ne vazhdojmë të këshillojmë kundër amnistisë tatimore dhe përjashtimeve e incentivave tatimore ad hoc.

Dhe pika kyce eshte e mbetet vec kjo:

• Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi e nisur në vitin 2016 me mbështetjen e BE-së, po vazhdon. Në mënyrë të veҫantë, autoritetet treguan se platforma e deklarimit të pasurive ishte në hapat përfundimtare dhe informacioni do të vihet në dispozicion të publikut. Procesi i vetingut të gjyqtarëve ka përparuar më tej, por ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë më të trajnuar. Reformat e mbetura duhen të zbatohen me shpejtësi, sepse korrupsioni mbetet një pengesë kryesore për rritjen e barabartë.

RRITJEN E BARABARTE! Jo RRITJEN EKONOMIKE, por RRITJEN E BARABARTE!

Per aty, duhet te permbushim dy detyra:
zgjerimin e bazes se taksueshme dhe heqjen e perjashtimeve e subvencioneve ad hoc.

Po cilat jane keto perjashtime?
Dua te ndalem tek to tani, sepse sa here qe vijme ne kete pike, bujqesia e favoret per popullin e bujqesise preken;

Ka te tjera perjashtime qe jane kthyer ne pasuri te medha e une dua te përmend disa:

Se pari ne ndertim ku shitet me 3500, 4000, 4500 euro per meter katrore e rroga mesatare 41 mije leke;
Furnizimi i ndërtesave; tokës, dhënia me qira për veprimtari të mëdha tregtare; madje dhe ndertesat ne zona rezidenciale, jane perjashtuar nga TVSH;

Se dyti ne hidrokarbure;
biokarburantet jane te cliruara nga AKCIZA prej vitesh kur biokarburatet kane kapur majat ne sasi duke ndikuar ne cilesine e naftes mizerabel; furnizimi i jahteve me karburant, faktikisht eshte i perjashtuar nga AKCIZA dhe cdo tatim; ne ligjin per akcizen, ne ligjin per Tvsh, ne ligjin e taksave kombetare, nuk ka asnje perjashtim te tille, ZERO, ka vec nje leter urdheruese te nje drejtori doganash ne vitin 2018; PER TE TILLA PERJASHTIME BEHET FJALE!

Se treti ne turizëm;
tatim fitimi ne Hotele me 5 yje duhet te rikthehet, kemi nevoje tani per ato te ardhura; TVSH zero e jahteve qe blihen e rregjistrohen ketu, duhet te marre fund, njesoj sic per makinat, njesoj sic per bicikletat.

Se karteti pijet;
Pragjet ne sasi prodhimi jane nje mashtrim i madh, evazion po aq. Mjafton te shohesh madhesine e fabrikes se nje prej birrave qe uleret ne cdo tv prej larg, per te kuptuar qe ai produkt ne fashen e ulet te prodhimit eshte mashtrim qe fiton para edhe nga perjashtimi; akciza e pijeve energjike, pijeve me sheqer te shtuar e gaz, duhet te rivendoset tani.

Ta nisim me keto, ti bejme tani edhe pse keshtu duhet, por edhe sepse eshte e drejte;
Mbase do jete e veshtire per to, por me mire keshtu e ku eshte paraja e madhe, se sa lehte e mbi punetoret, popullin e bujqesise!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 14/10/2021 20:57

    Iku Bracja nga zv.kryeminister dhe vjen Ahmetaj ?Cfar diference ne pune dhe ne moral

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?