Protestat e studentëve dhe dhuna gjatë tyre shkaktuan debate sot në Komisionin parlamentar të Kulturës. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi policinë për dhunë ndaj të rinjve dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Deputeti socialist Erjon Malaj i kundërshtoi akuzat, duke thënë se opozita po përpiqet të marrë kauzën e studentëve, ndërsa dënoi përdorimin e dhunës në protesta.

Zhupa tha se qeveria nuk mund t'u kërkojë studentëve dialog pasi, sipas saj, i ka mashtruar dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

“Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka mashtruar, kur i ka masakruar. Nuk bën dialog syri me plumbin, qafa me shpatën. Nuk bën dialog me dhunë”, deklaroi ajo.

Deputeti i PS-së, Erjon Malaj, akuzoi demokratët se po përpiqen të përvetësojnë protestat, ndërsa theksoi se kërkesat e drejta të studentëve duhen dëgjuar dhe trajtuar në mënyrë demokratike.

“Edhe pse studentëve ua vodhët kauzën, ata prapë jo nuk ju votojnë, por as nuk ju duan afër në protestë. Çdo kauzë e drejtë, si një pjesë e kërkesave të studentëve, patjetër duhet dëgjuar e përgjigjur, por në formë demokratike dhe jo duke goditur dyert me gurë e molotovë”, tha Malaj, duke shtuar se dhuna duhet shmangur nga të gjitha palët.

Në debat ndërhyri edhe deputeti socialist Arkend Balla, i cili iu kujtoi deputetëve të PD-së se si ishin përzënë nga protesta e së shtunës dhe se zgjedhjet janë mjeti demokratik për ndërrimin e qeverisë. 

“Ju përzunë nga protesta ditën e shtunë. Dërguat gjithë pedagogët ish-deputetë të PD-së, gratë e tyre. Menduat se qeveria rrëzohet me dhunë. Zgjedhjet janë para. Le të fitojë ai që është më i zoti”, tha Balla.

Zhupa kundërshtoi akuzën se PD kërkon të marrë drejtimin e protestave. Ajo tha se demokratët i mbështesin studentët, por nuk vendosin se si dhe kur duhet të protestojnë.

“ PD ka 14 vjet që proteston. Nuk ka arritje më të madjhe se popiulloi të protestojë vetë kundër qverisë. Ësjtë më i mad populli opozitar në pgjth se një parti. pD nuk ka imponuar dhe as do të imponojë ndonjëherë se si duhet bërë, kur apo të ketë monopolin e protestës. PD është në mbështetje të protestës së studentëve.Nuk vendos se kush është kundër jush. Nuk na ka ndaluar e as na ndalon njeri t’i japim masivitet protestës. Juve ju marrin me vezë kudo ku shkoni, thoni ju.”, theksoi ajo.

Ajo këmbënguli se largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë zgjidhja politike që kërkon opozita, ndërsa kritikoi edhe shpenzimet për pajisjet e policisë gjatë protestave, duke i krahasuar me mungesën e fondeve për përballimin e zjarreve dhe përmbytjeve.