TIRANË - Deputeti Erjon Braçe ka reaguar në facebook mbi veprimin që ka bërë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke shkrirë komisariatin e policisë rrugore në Tiranë.

“Dhe ka bërë mirë! Kur pushtetin në rrugët e një kryeqyteti e kane marrë "të fortët" gjithfarësh, policët që përfaqësojnë shtetin janë mundur dhe duhet të largohen”, është shprehur deputeti Braçe duke nënvizuar se beteja për rend e siguri duhet të nisë nga rrugët.

Deputeti Braçe i propozon Tahirit që të marr vendim për heqjen e tabelave që shkruhen "deputet", "presidenca", "drejtoria e rrugëve", "ministria", etj. Nëse këto tabela, të gjitha në kundërshtim me kodin rrugor, do të lejohen, madje madje të lejohen në makinat e gangstereve, ligji në rrugë rrezikon të mos vendoset!

Më mirë të rregullohet parkimi për secilin nga funksionarët pranë vendit të punës, se sa një armatë gangsterësh të bëj ligjin në rrugë me këto tabela.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)