TIRANË - Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar sot se Qeveria ka zhveshur shqiptarët nga çdo interes kombëtar, duke i dhënë kontratat koncensionare vetëm të huajve. Me pyetjen: "Ku e ke investitorin shqiptar", Braçe i numëroi ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, të gjitha koncensionet që janë dhënë në Shqipëri.

Gjithashtu, deputeti socialist, ngriti me shqetësim, problemin e madh të minierës së Bulqizës, të një kontrate që sipas tij është tregtuar, është shitur dorë më dorë, ka bërë të pasur shumë pronarë dhe vetë është duke shkuar në fund. “Kontrata me Bulqizën duhet të prishet”, - tha Braçe, - ajo është zgjidhje fare e lehtë, sepse koncensionari në 12 vjet ka realizuar vetëm 7.9 milionë dollar nga 20 milionë që duhej të investitonte.

Sot në Kuvend, interpelancë me ministrin Haxhinasto ka kërkuar edhe deputeti Ethem Ruka, I cili ngriti problemin e dëmshpërblimit të banorëve të Luginës së Vjosës. Më poshtë, pjesë nga debate i bërë sot në Kuvend.

RUKA: Z.HAXHINASTO, BANORET E LUGINES SE VJOSES PRESIN DEMSHPERBLIMIN REAL NGA KONCENSIONARI


Ethem Ruka ngre në Kuvend, shqetësimet e banorëve të Luginës së Vjosën, një një zone të harruar nga Qeveria, lënë edhe pa rrugë. Ata kanë mbijetuar në shekujt me një rrip toke, tha Ruka, por tani po ua marrin edhe atë copë pas kontratës koncensionare të nënshkruar nga qeveria. "Si e shpjegojnë revoltën e këtyre banorëve, deputetët dhe ministrat që duhet t’I kishin zgjidhje, problemit të tyre?", - pyeti ai.

HAXHINASTO: KONCENSIONIN NE VJOSË E KA FIRMOSUR PS

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, i thirurr për këtë interpelancë, tha shkurt se kontratën koncensionare në këtë zonë e ka firmosur Partia Socialiste dhe problemet janë të mbartura.

RUKA: TË DETYRON LIGJI TA MONITOROSH ATË

Por Ruka insistoi në kërkesën e tij duke kërkuar nga Haxhinasto që të vazhdojë monitorimin e koncensionarit, siç e ka për detyrë ligjore dhe të dërgojë një grup, që të vlerësojë problemin e vlerësimit të tokave për banorët e Luginës së Vjosës.

BRAÇE: LIGJI I KONCENSIONEVE PO SHFRYTËZOHET PREJ KUJTDO

Çështja e koncensioneve u rimor nga deputeti socialist Erion Braçe. Kanë gjetur një hapësirë në ligj ku po marrin gjithçka prej kujtdo. Ligji ka përcaktuar garë e konkurencë për koncensionet, por këta po japin edhe bonuse.

BE e ka konstatuar si korruptive këtë praktikë. Ky ligj nuk është i harmonizuar me standartet e BE-së. Kërkoj nga ministri i Ekonomisë një bilanc të koncensioneve dhe mënyrës si janë privatizuar pasuritë tona.

HAXHINASTO: PO BËNI DEBAT IDEOLOGJIK

Mendoja se edhe kjo çështje do fokusohej në një debat konkret për realizimin e koncensioneve, jo në një debat ideologjik. E keni shumë gabim që injoroni iniciativën e biznesit. Duhet të jemi shumë mirënjohës ndaj atyre sipërmarrësve, që duke investuar paratë e tyre  marrin përsipër rrisqet. Ata mendojnë që investimi në ato shërbime ëhstë me impakt pozitiv për ekonominë dhe ju propozoni që ne t’u themi jo, do futesh në atë garë ku të themi ne. Në këtë kuadër ligjor që ne kemi, mund ta ndryshoni nëse doni, mund të kishte kontrata koncensionare edhe më të mira, me kushte edhe më të mira ndaj qytetarëve, por unë do thoja që të shikojmë e shqyrtojmë pak më gjërë edhe në këndvështrimin e detyrimit si politikëbërës. Nëse ju keni pretendime se ato kontrata nuk janë zbatuar, jam gati të përgjigjem.

BRAÇE: Z.MINIST
ËR, JU NUK BËTË BILANCIN QË JU KERKOVA

Ju nuk thatë që dëmi arrin 6 milionë dollarë vetën në një të tretën e kontratave të kontrolluara. Ministri nuk thotë se 40 milionë euro nuk janë investime, por janë subvencione që do i merren qytetarëve dhe do i jepen KESH-it.

Ligji është i qartë që kontratat duhen prishur. Për minierat e tjera, ke kurajo të madh që ke shkelur ligjin dh eke licencuar pa garë kompaninë Ajeks. Kalojmë tek kromi, Bulqiza. Ju njoftuat me gëzim se ndryshoi pronësinë, kaloi në duart e Zamir Manes. përse gëzohesh ti? Bulqiza është pasuria më e madhe minerare e shqiptarëve, pse fshihen të ardhurat e koncensionit? Ajo ka 12 vjet që është me humbje dhe tërë këto vite është tregtuar. Bulqiza ka bërë pronarë shumë vetë që e kanë zhvatur. Marrëveshja parashikonte mbi 20 milionë dollar, deri sot janë realizuar jo më shumë 7.9milionë dollarë në 12 vjet.

HAXHINASTO: KEMI VËNË EDHE PENALITETI

Natyrisht që ka probleme, por duhet të keni edhe kurajon se çfarë është bërë me to. Ka pasur edhe penalitete për heqjen e licencave. Ka dhe një numër tjetër masash që Ministria e Ekonomisë I ka inicuar dhe vazhdon t’i inicojë. Natyrisht që nuk mund të hidhemi direkt në prishjen e tyre, por do ndjekim hapat e ligjeve. 
Mund t'i çoni ankesat tuaja edhe per procedim ligjor, por ju lutem, mos spekulloni. Mos i dekurajoni investitorët e huaj me prishjen e koncensioneve që thoni, sepse i bëni dëm në radhë të parë, qytetarëve që i privoni nga punësimi.

BRAÇE: REFLEKTONI NJËHERË PËR KËTO SHKELJE, QË KAM KËRKUAR HETIM

"Këto gënjeshtrat tuaja për penalitete i kam denoncuar dhe i kam çuar në Prokurori. Ku i keni investitorët shqiptarë? Në cilat kompani ka shqiptarë? Ju e keni zhveshur Shqipërinë nga çdo interes kombëtar", - përfundoi Braçe.

Redaksia online
ar.sh/shqiptarja.com