Braçe: Të rihetohet vrasja e Azem
Hajdarit dhe lidhjet Berisha-Fazlliç

Braçe: Të rihetohet vrasja e Azem<br />Hajdarit dhe lidhjet Berisha-Fazlliç
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e Azem Hajdarit, si dhe nisjen e hetimeve për lidhjen mes ish-kryeministrit Sali Berisha me biznesmenin Damir Fazlliç.
 
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Braçe shkruan se s’mund të kalojnë pa u pahetuar dhe pa u zbardhur plotësisht çështje të tilla si vrajsa e Azem Hajdarit, si dhe transaksioni prej miliona euro i Damir Fazlliç, Argita Malltezit dhe Sali Berishës në Porto Romano.

Sipas deputetit socialist për të parën (vrasjen Azem Hajdarit) ka fakte të reja që hedhin dritë për një aspekt të përfolur por të panjohur deri në këto detaje, tërësisht të pahetuar deri tani. Për të dytën, (lidhejn Berisha-Fazlliç) Braçe shkruan se ka dokumente të reja që zbardhin deri në fund një transaksion që më herët dështoi të hetohet deri në fund për shkak të presionit kriminal të pushtetit. Deputeti socialit i bën thirrje prokurorisë të hetojë për të dyja ngjarjet.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh