Braçe: Z. Prokuror, Berisha ju
sfidoi për ‘21 Janarin’, reagoni!

Braçe: Z. Prokuror, Berisha ju<br />sfidoi për ‘21 Janarin’, reagoni!
TIRANE-Pak orë nga deklarata e frikshme për 21 Janarin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar ditën e sotme deputeti socialist, Erjon Braçe. Sipas deputetit socialist, Berisha me deklaratat për vrasjet më 21 Janar i bëri sfidë të hapur Prokurorisë duke deklaruar rrethana të reja mbi ngjarjet e vitit 2011.

Deputeti socialist tha sot se Berisha deklaroi hapur se vrasjet për 21 Janarin ishin të planifikuara dhe me dashje. Sipas tij, Prokuroria ka kohën e duhur të veprojë pasi janë rrethana tërësisht të reja që përmbysin vendime të mëparshme të prokurorisë apo gjykatave.

Duke sjelle ne vëmendje se vrasjet e 21 Janarin u cilesuan nga gjykatat si vrasje nga pakujdesi, Braçe theksoi se këto deklarata janë një sfidë e dytë për Prokurorine e cila duhet patjetër të reagojë.
Eshte nje sfide e dyte per organin qe ju drejtoni, pohimi i krimeve te Sherbimit Informativ Kombetar nga eprori direkt i ketij institucioni-ish Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe, ju nuk reagoni".

Duke komentuar ngjarjen e rëndë të 21 janarit të 5 viteve më parë, Berisha deklaroi dje se do të merrte jetën edhe të ish-kreut të opozitës sot kryeministër, nëse turma nuk do të përmbahej.

Kujtojmë që në protestat e 21 Janarit në vitin 2011, mbetën të vrarë 4 protestuesit, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Statusi i Erjon Braçes ne Facebook
Sali Berisha rrezon prokurorine, gjykatat per 21 janarin! Deshmon ne media dhe tregon 4 pushkatime si dhe nje te peste te mbetur ne tentative, pushkatimin e Edi Rames!
Sfide poshteruese per prokurorine! Sfide poshteruese per shoqerine!

Sali Berisha deklaron rrethana te reja qe permbysin prokurorine e gjykaten per vrasjet e 21 janarit dhe, asnje prokuror nuk e therret per ta pyetur, se paku.
Tani, deshmi edhe per krimet e SHIK!

Mbase eshte e pazakonte ti drejtohesh nje prokurori nga ketu, por duhet; une mendoj se duhet.

Prokuror, nuk di nese ju keni mundur te degjoni dje Sali Berishen.

Natyrisht, per pjesen e deshmise se tij qe ka lidhje me krimet e nje pushteti, pushtetit te tij, aspak per pallavrat politike qe si duhen me kujt pas 25 vitesh.

E kam fjalen per krimin e tmerrshem te 21 janarit dhe, per krimet e perbindshme te ish- Sherbimit Informativ Kombetar.

Te lidhura e te konsumuara qartesisht me e ne pushtetin e tij si kryeminister dhe, me pushtetin e tij si president.

Per 21 janarin, une e di qe ka nje gjyq dhe disa pale vendime, te cilat konkludojne se vrasjet ne bulevard kane ndodhur nga pakujdesia.

Ashtu sic di qe per nje nga vrasjet, ate te Aleks Nikes, hetimet jane ende te hapura.

Nga Sali Berisha, dje posacerisht, kuptova ne menyre te qarte se, vrasjet e 21 janarit, te katerta por edhe plagosjet po ate dite, nuk jane nga pakujdesia, por te menduara, planifikuara dhe plotesisht me dashje.

Me burim nje njeri, Sali Berishen-kryeminister i Shqiperise para, ate dite dhe pas 21 janarit.

Eshte nje sfide e hapur, publike qe i behet drejtesise, organit qe ju drejtoni-Prokurorise se Republikes, fakti qe Sali Berisha, rrezon qartesisht vendimin e gjykates duke sjelle fakte te reja-per te kater vrasjet deri ne vrasjen e mbetur ne tentative te kryetarit te atehershem te opozites Edi Rama dhe ju, si institucion, as atehere-kur ndodhi krimi dhe sot kur deshmohet mbi krimin, nuk reagoni.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha, me shume i pari se i dyti eshte mesuar te heshte, deklaron ne menyre te perseritur rrethana te krimit qe ne planifikim, ne cilesine e kryeministrit ne zyre dhe ministrit po te tille, deklaron vendime te marra prej tij per vrasje dhe, as njeri e as tjetri, Sali Berisha e Lulzim Basha, nuk therriten per tu pyetur rreth ketyre rrethanave.

Jane rrethana te reja kriminale, te pa hetuara deri me sot lidhur me krimin e tmerrshem te 21 janarit.

Deshmojne per pushkatim, jo per vrasje nga pakujdesia.

Ashtu sic, pohimi per krimet e SHIK, nuk mund te jete si ajo ndjesa qe po perdoret politikisht, per te na treguar te gjitheve se keta i pranojne gabimet, kur ikin nga pushteti, por i pranojne.

Krimet e SHIK nuk jane gabime ordinere politike.

Jane krime!

Jane rembyer, torturuar, vrare e zhdukur njerez nga SHIK, me urdher e me perfshirjen e drejtperdrejte te Sali Berishes, njeriut qe dje foli qarte duke deshmuar se ka dijeni per keto krime.

Eshte nje sfide e dyte per organin qe ju drejtoni, pohimi i krimeve te Sherbimit Informativ Kombetar nga eprori direkt i ketij institucioni-ish Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe, ju nuk reagoni.

Sali Berisha nuk eshte degjuar kurre nga nje prokuror, per rrethanat ne te cilat nga SHIK jane kryer “shkelje ligjore te papranueshme”, jo me te jete hetuar per to.

Keshtu tingellojne si percaktime rutinore, por nuk jane te tilla kur ke parasysh Remzi Hoxhen, Ziso Kristopullin e te tjere si ata, te torturuar e ne fund te vrare e zhdukur nga SHIK.

Jane me shume se vrasje edhe keto.

Po e perseris;

Eshte nje sfide shume e madhe te deshmosh per pushkatime, vrasje, plagosje, rembime, tortura dhe, te mos pyetesh kurre, te mos hetohesh kurre.

Po e perseris;

Jane rrethana teresisht te reja, te ndryshme dhe permbysim vendime te meparshme te prokurorise apo gjykatave.

Ju perplasen ne fytyre juve dhe cilitdo shqiptari qe kerkon te jetoje ne kete vend i sigurte, jo thjesht nga krimi i rruges, por nga krimet e pushtetit!!

Dhe meqe jemi ketu;

Fjalia e djeshme e Sali Berishes- “Nuk e kisha konceptuar deri në atë ditë kurrë si armik, por të nesërmen ashtu siç i pata çuar fjalë nëse nuk do të përmbahej ai nuk do të ishte më”, adresuar kryetarit te opozites Edi Rama,  eshte tipike e boseve te MAFIA-s siciliane, te penduar por ne rastin tone kurre te hetuar.

Sali Berisha ishte kryeminister!


Deklarata e Berishes
Gjatë një emisioni televiziv, ditën e hënë, Berisha tha se, ai nuk ka patur kurrë ndërmend që ta lëshonte zyrën e kryeministrit gjatë protestës ku vranë 4 protestues. Ai madje nuk ngurroi të thotë se Rama s’do të ishte më gjallë sot, nëse nuk do të përmbahej pas atyre ngjarjeve.

Por të nesërmen, nëqoftëse ai nuk do të përmbahej, ai nuk do të ishte më. Kjo ishte. Dhe ky do ishte vendimi më i dëshpëruar i jetës time. Por, e imponoi, sepse ai u soll si armik. Ai më rrethoi mua, më rrethoi me qëllimin që të vinte dhe të mbante një fjalim te zyra ime, gjë e cila nuk ndodhte kurrë në të gjallë timen. Kjo ishte tejkalim i çdo lloj kufiri. Të nesërmen u zotua sërish, por të nesërmen mori atë paralajmërim që meritonte dhe e mori me seriozitetin më të madh”, u shpreh Berisha.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure