/ATSH/ Një shtrëngim duarsh mes dy gjigandëve, njëri yll i kinemasë dhe solidaritetit siç është Brad Pitt dhe tjetri mjeshtri i shpejtësisë në pistë. Përpara garës së Silverstone, Valentino Rossi ka takuar atë që prej vitesh është një prej idhujve më të preferuar të tij. Brad Pitt i ka shtrënguar duart kampionit të Yamaha-s, një gjest që në një farë mënyre i solli fat pilotit nga Tavullia, që më pas fitoi garën nën shiun anglez.
Kjo foto ka bërë xhiron e botës dhe Valentinon duket se e ka xhelozuar gjysma e grave të botës. Por mbi të gjitha një devotshmëri gati fetare u shfaq nga ana e të fejuarës së Rossi-t, Linda Morselli, e cila nuk mundi të rezistonte pa ja puthur dorën që kishte shtrënguar me Brad Pitt. Foton ata e publikuan të dy në rrjetet sociale me diçiturën: "Ja çfarë ndodh kur puth dorën e Brad Pitt".
/Shqiptarja.com