ShBA - Angelina Jolie ka qenë «absolutisht heroike» në vendimin për të hequr të dy gjinjtë për të minimizuar rrezikun e saj të lartë për të pasur një tumor. E ka bërë të ditur Brad Pitt, partneri i aktores në komentin e tij të parë publik pas editorialit në New York Times, ku Zholi sot ka rrëfyer odisenë e saj kirurgjikale.
«Kjo është një ditë e lumtur për ne» - «Duke e ndjekur që nga fillimi, zgjedhja e "Angie" dhe mjaft grave si ajo është absolutisht heroike», ka thënë Pitt për London Evening Standard në një koment të përcjellë më pas në mediat amerikane.
«Gjithë çfarë dua është që, Angelina të ketë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme me mua dhe fëmijët tanë. Kjo është një ditë lumtur për familjen tonë», ka thënë aktori.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com