Ai është një nga aktorët më të famshëm për të cilin femrat 'shkulnin flokët' kur në vitin 2012 realizoi serialin “Mehmet dhe Gumush” në rolin e princit të kaltër. Karriera e Kivanç Tatlitug i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe madje është cilësuar edhe si Brad Pitti i këtij shtetit për shkak të ngjashmërisë që ka me aktorin hollywoodian.
Kohët e fundit ai ka folur për mediat lokale në lidhje me sëmundjen që po kalon. Duke qenë se është shumë i angazhuar, stresin nuk po e përballon siç duhet dhe këtë periudhë ai ndihet shumë i ngarkuar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori ka treguar se vuan nga pagjumësia. Tatlitug tregoi se shkak për këtë është bërë roli i ri, të cilin është duke e xhiruar dhe situata është përkeqësuar aq shumë sa shpesh i duket sikur e thërret doktori për të kontrolluar veten.