Kivanç Tatlitug është një nga aktorët më të dashur për publikun turk dhe shqiptar. Ai është një ndër më të paguarit dhe gjithashtu cilësohet si Brad Pitti i Turqisë për shkak të tipareve të tij të veçanta. Së fundmi Kivanç ka krijuar një situatë të pakëndshme në një nga rrugët e qytetit ku po bënte xhirimet e një filmi. Në një nga skenat e filmit, Kivanç duhej të bënte disa manovra me makinë, në rrugët e qytetit. Për këtë arsye, makinat që ndodheshin për momentin në rrugë, duhej të organizoheshin deri në detaj.
Në këto çaste qytetarët janë mërzitur dhe kanë filluar të ngrenë zërin në shenjë proteste. Kjo situatë ka zgjatur për disa orë derisa u gjend një rrugë e përbashkët. Sipas mediave vendase qytetarët i janë drejtuar aktorit duke i kërkuar të mos vazhdojë të bllokojë trafikun për shkak të skenës së tij.