Brahimllari në Repolitix: Brenda javës drafti me kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore (VIDEO)

TIRANE-Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Brahimllari deklaroi në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se brenda kësaj jave opozita e bashkuar do të publikojë draftin përfundimtar me propozimet e saj për reformën zgjedhore. Brahimllari nuk pranoi që të bënte publike detaje, por shtoi se do të jetë i rakorduar dhe do të përfshijë edhe cështjen e sistemit zgjedhor dhe kërkesat e tjera të partive jashtë parlamentit.

"Ne kemi ngritur grupet e punës, po punojnë me specialistë me njerëz seriozë që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e sistemit në vend dhe në momentin që do të kemi një material, draft përfundimtar, mendoj shumë shpejt brenda kësaj jave, do të keni propozimin kryesor të opozitës së bashkuar për të gjithë reformën zgjedhore. Do të jetë propozim i rakorduar me të gjithë opozitën e bashkuar. Po punohet intensivisht" tha ai.

Reforma Zgjedhore është kryefjala e politikës, pasi është një nga dy kushtet e Gjermanisë dhe shumica është shprehur e vendosur për miratimin në dy faza, e para sipas rekomandimeve të OSBE-së brenda dhjetorit dhe më pas në fazën tjetër cështja e sistemit dhe pikat e tjera.

Por opozita nuk e njeh komisionin e posaçëm të ngritur nga kuvendi duke krijuar një tryezë paralele që është mbledhur dy herë deri tani, ndërsa draftin që pritet të dalë me propozimet do ia dërgojë OSBE-së, që do të bëjë 'shkuesin' për të ndërmjetësuar me shumicën. Edhe Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore u shpreh i hapur për të mirëpritur propozimet e opozitës jashtë parlamentit përmes ambasadorit të OSBE-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?