Braho-Berishës: Doktor qetësohu 
 Të enjten kam surpriza për ty!

Braho-Berishës: Doktor qetësohu <br /> Të enjten kam surpriza për ty!
TIRANE - Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho premtoi se do të ketë “surpriza” për ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën plenare të së enjtes. Në një deklaratë për mediat të lëshuar menjëherë pas akuzave që Berisha hodhi personalisht ndaj tij se ka lidhje me botën e krimit, tha se ai ka detyrimin ligjor që të dëshmojë në Prokurori dhe jo “shkallëve” siç u shpreh ai, duke iu referuar fjalës që Berisha mbajti pasi la mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

“Berisha ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen. Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Berishës për zbardhjen e kësaj çështje. Doktori të ruajë qetësinë, të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron