Braho: Jo mbledhje e Këshillit
të Sigurisë për kanabisin

Braho: Jo mbledhje e Këshillit<br />të Sigurisë për kanabisin
Mbjellja e hashashit nuk është çështje që cënon Sigurinë Kombëtare, por megjithatë kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho do të jetë i pranishëm në mbledhjen e datës në 11 nëntor të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Nishani.
 
Gjatë një interviste për Report TV, Braho thotë se nuk mund të mungojë në mbledhje pasi institucionet nuk braktisen.

"Rendi i ditës ende nuk është përcaktuar. Kemi dëgjuar që do të diskutohet për kanabisin. Problematika nuk është e atij niveli që duhet të shqetësojë Këshillin Kombëtar të Sigurisë ka problem më të rëndësishme Shqipëria. Patjetër që do marr pjesë, jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Institucionet nuk braktisen siç është bërë zakon", tha Braho.
 
Kreu i komisionit parlamentar të sigurisë ndan të njëjtin mendim me ministrin e Drejtesise, Ylli Manjani për ndërhyrjen e ushtrisë apo çdo institucioni tjetër publik vendor apo qendror për situatën e kanabisit pasi ky është një problem social dhe ekonomik që duhet zgjidhur.

"Kanabisi është një problem social-ekonomik që duhet të shqetësojë strukturat shtetërore dhe shoqërinë por jo i nivelit të Sigurisë Kombëtare", u shpreh Braho.
 
Presidenti Bujar Nishani ka zyrtarizuar mbledhjen e  këshillit Kombëtar të Sigurisë në datë 11 nëntor në orën 18:00 për çështjen e kanabisit.
 
Anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë Kryeministri, Ministri i Brendshëm, i Jashtëm, i Mbrojtjes,i Financave, i Transporteve, kreu I opozitës, kreu i SHISH, Kryeprokurori dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kreu i komisionit të sigurisë kombëtare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social