Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ndodhet në Bruksel në kuadër të raportimeve të rezultateve që SPAK ka arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, GJKKO përfaqësohet nga kryesekretarja, kancelari dhe një drejtues i arkivës.

Vizita e Brahos në Bruksel vjen në kuadër të takimit të 17-të të Nënkomitetit të Drejtësisë.

Takimi pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e institucioneve të tjera të drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe të tjera.