TIRANË - Sulmet që opozita politike i ka bërë vazhdimisht Policisë së Shtetit janë djallëzore dhe kanë qëllim të destabilizojnë vendin, - u shpreh kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Gjatë analizës së punës së Policisë së Shtetit për vitin 2015, Braho tha se në 2 vjet e gjysmë qeverisje të majtë, Partia Demokratike ka adresuar akuza dashakeqe ndaj drejtuesve të policisë, por njëherësh bëri apel që puna e uniformave blu të mos ndalet përballë presioneve -siç ai i shikon këto sulme politike.
"Ka dy vjet e gjysmë që Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj kryesor kanë qenë dhe janë në presion dhe breshëri dashakeqe dhe denigrimit të disa drejtuesve të opozitës. Këto sulme janë kundër shtetit, sesa kundër policisë, janë të qëllimshme, djallëzore, burim destabiliteti. Unë ndaj të njëjtin mendim me ministrin e Brendshëm që nuk ja përton sa herë i vjen rasti t'i vlerësojë këto si të tilla. As mos të trembemi as mos të çoroditemi, po t'i shërbejme shtetit", - u shpreh Braho.
Si jurist, ai tha se ka më shumë pretendime për cilësinë e veprimeve hetimore.
Komisioni parlamentar i Sigurisë ka shqyrtuar dhe miratuar 15 ligje, një pjesë e të cilave - tha Braho - janë pjesë integrale e reformave të Policisë së Shtetit, siç janë, ligji për Policinë e Shtetit, për përdorimin e armëve, apo edhe për SHÇBA-së.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ndau falenderime të veçanta për këtë komision.
"Falenderoj kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe deputetët e komisionit për mbështetjen që i kanë dhënë reformave të Ministrisë së Brendshme duke na mundësuar miratimin e një kuadri të plotë ligjor që synon krijimin e një mjedisi të atillë ku bashkëpunimi me qytetarin është gurë themeli për ta bërë vendin më të sigurt", tha ministri gjatë fjalës së tij në konferencën për analizën vjetore të Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com