Braho publikon përgjimin
për Dritan Priftin

Braho publikon përgjimin <br />për Dritan Priftin
TIRANË - Në një bisedë televizive në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, z.Braho i dorëzoi moderatorit një CD ku tha se gjendet një videoregjistrim komprometues, duke konfirmuar se z.Prifti implikohet në video. U shfaqën pamje teksa z.Dritan Prifti vendos përgjues tek banesa e tij e po ashtu edhe tek zyra e tij kur ishte ministër i Ekonomisë.
Prifti shafqet në shtëpinë e tij duke pritur një person i cili ka një çantë me para në dorë. Gjatë emisinit vetë personi, emri i të cilit u mbajt anonim, pohon se është Leonard Beqiri, ish zv.ministri i ekonomisë.  Mes Priftit dhe Beqirajt, zhvillohet një bisedë e shkurtë ku në fakt thjeshtë bëhet numërim parash. Personi nxjerr nga çanta 70 mijë euro dhe ia jep z.Prifti i cili numëron eurot bashkë me të.
Sipas Brahos janë në total rreth 187 orë regjistrime. Ato janë video të regjistruara nga vetë Prifti, i cili, sipas Brahos i ka hedhur vetë në rrugë.Braho deklaroi se publikimi i tyre do bëhet në ditët në vijim.

REAGIMI I DRITAN PRIFTIT
"Blendi, do ishte mirë të jepej me zë kjo video sepse dëgjohet mirë dhe dikush ia ka ulur zërin me qëllim. Video e plotë është 45 minuta. E kam regjistruar unë dhe të garantoj se nuk ka në ansjë moment korrupsion. Marrëdhënia, është private, s'ka asnjë lidhje me detyrën shtetërore. Do të doja shumë të isha dhe unë në studio për të sqaruar gjërat. prokuroria ka 13 muaj që heton. Sparkaku tha që janë pyetur 400 persona, më shumë se për tragjedinë e Gërdecit. Unë kam dhënë pëlqimin tim për hetimet sa herë më është kërkuar. sic e dini që gjykata e lartë videon që ju treguat e ka shpallur që nuk ekziston. Sepse është siguruar në mënyrë të jashtëligjshme. Pavarësisht se gjykata e ka shpallur zero këtë video unë nuk kam kërkuar ndalimin e hetimeve sepse dua të dalë e vërteta. Kishe zgjedhur panel të njëanshëm në emision. Ka pasur shumë gjëra të jashtëligjshme sot. Gjokutaj foli kundër klientit të tij dhe si avokat duhet ti hiqet licensa. Transmetimi i videos ka shkelur sekretin e hetimit. Megjithatë bëtë mirë se më liruat nga një akuzë publikisht"


REAGON BEQIRI
Leonard Beqiri ka reaguar gjatë emisionit duke deklaruar se Spartak Braho gënjen në gjithçka thotë për videon e publikuar sot  në mbrëmje. Sipas tij, publikimi i materialeve është shkelje e ligjit.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi