TIRANE - Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, i cili u bë dëshmitar incidenteve gjatë ndeshjes të 14 Tetorit mes Serbisë e Shqipërisë në stadiumin “Partizani” të Beogradit, tha se nuk do të shkelë më ne kryeqytetin serb pas asaj që ndodhi .Teksa vlerësoi këmbënguljen e kryeministrit Rama për të mos anuluar vizitën në Serbi, Braho tha se do të ishte në nderin e kryeministrit Vuçiç të shoqëronte kreun e qeverisë shqiptare në Luginën e Preshevës
“Vetëm sforcërisht, por në Beograd unë nuk shkojë më. Në Preshevë kanë qenë dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar, gjithsesi mesa di unë zoti Rama nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë bile e ka zgjeruar dhe më tej. Do të thosha që ishte në nderin e zotit Vuçiç që ta shoqërontë Ramën gjatë vizitës në Preshevë”, tha Braho.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Jashtem, Arta Dade, është ende në pritje që Ministria e Punëve të Jashtme ta informojë në detaje mbi situatën e krijuar dhe hapat e mëtejshëm diplomatikë
“Jemi në pritje të materialeve ose të paraqitjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme sepse ne e kemi vlerësuar pozitive atë që është bërë nga MPJ përfshirë notën verbale, kërkesën për t'u paraqitur në ministri ambasadori i Serbisë, përfshirë edhe udhëzimet që Ministria e Punëve të Jashtme në linjë diplomatike ka kaluar tek ambasadat tona dhe prezenca diplomatike jo vetëm në Europë por dhe në botë”, tha Dade.
Shtyrja e vizitës së Ramës në Serbi për në datën 10 nëntor erdhi pas një telefonate që dy homologët patën pasditen e të dielës së 19 Tetorit. Biseda mes tyre erdhi përmes ndërmjetësimit të Berlinit, duke pasur parasysh se më herët ishte Kancelarja gjermane Merkel ajo që telefonoi shefin e qeverisë serbe.
/Shqiptarja.com

VIDEO