Braho: Surpriza për ‘Doktorin’, të 
enjten video-projektor në Kuvend

Braho: Surpriza për ‘Doktorin’, të <br />enjten video-projektor në Kuvend
TIRANE - Seanca parlamentare e se enjtes pritet të ketë surpriza. Kjo është paralajmëruar nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Me anë të një shkrese Braho mësohet se i ka kërkuar kreut të kuvendit Ilir Meta vendosjen e një videoprojektori në sallën e Kuvendit. Ai premtoi se do të shfaqë disa video të cilat kompromentojnë figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Deklarata erdhi menjëherë pas arrestimit të personit të dyshuar si vrasës me pagesë Durim Bami dhe daljes së ish-kryeministrit Berisha lidhur me atentatin e përgatitur kundër deputetit socialist tashmë të përjashtuar Tom Doshi. Pas deklaratës së Doshit se Ilir Meta kishte paguar për ta vrarë, prokuroria nisi hetimet kryesisht dhe i bëri thirrje për të dëshmuar personit të shënjestruar. 

Ndërkohë dje një grup prokurorësh të krimeve të rënda morën në pyetje të dyshuarin Bami, i cili sipas burimeve të sigurta ka pranuar autorësinë e atentatit, por nuk dihet ende se kush janë emrat që ai ka përmendur gjatë marrjes në pyetje. Për akuzën marrja e tij në pyetje ka qenë tepër e vështirë, për faktin se fillimisht nuk ka pranuar të flasë e më pas është bindur.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë