“Qëndrimi im, i pa kompromis ndaj çdo deputeti. Nuk ka kompromis për asnjë deputet që sfidon ligjet, që sfidojnë vendimet e gjykatës”,- tha Meta sot nga Lazarati.
Meta reagoi pas publikimit në media të lajmit se Spartak Braho kishte shkuar të takonte deputetin Frroku në Spital.
Ka qenë vetë Braho ai që nuk e ka mohuar se ka shkuar në spitalin ku ndodhet Frroku, por këtë vizitë e ka argumentuar si një vizitë për motive personale.
Prej ditës së djeshme kreu i Parlamentit Ilir Meta ka kërkuar që kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho të sqarojë arsyet e vizitës së tij në spitalin privat ku po trajtohet deputeti Mark Frroku.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)