TIRANE- Komisioni i Ligjeve miratoi dje vendimin për shtyrjen me një vit të afatit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Mes shumë debatesh ndërmjet përfaqësuesve të mazhorancës dhe të opozitës, drafti kaloi vetëm me votat e PS-LSI pasi deputetët e PD-së u larguan nga mbledhja e komisionit.
Mbledhja
Debati fillimisht u fokusua ndërmjet deputetit të PS-së Bashkim Fino dhe përfaqësuesve të qeverisë për çështjen e afatit. Sipas Finos, afati i vendosur nga qeveria duhet të jetë i mirë përllogaritur pasi sipas tij, nuk duhet që pas një viti drafti të vijë në komision sërish. Por kjo gjë u hodh poshtë nga ana e përfaqësuesve të qeverisë, të cilët theksuan se koha një vjeçare e kërkuar do të shërbejë për hartimin e reformës për kthimin dhe kompensimin e pronave. Por debati u ndez në momentin kur deputeti i LSI-së Spartak Braho, mori fjalën.
Sipas tij, ish-kryetari i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Elvis Cefa, aktualisht nënkryetari i KLD-së, ka bërë abuzime të shumta me detyrën e tij dhe për këtë do të nis ndjekja penale. “Ne nuk kemi pasur agjenci AKKP-je , ne kemi pasur Agjenci të Kthimit dhe të Vjedhjes së Pronave në të cilën Elvis Cefa ka bërë batërdinë. Ka kompensuar dhe ka kthyer pronat e tij e të shokëve të tij dhe shumë shpejtë veprat e Elvis Cefës do të hapen dhe kjo është arsyeja që Elvisi u lëviz nga drejtuesi i agjencisë për të mos dhënë llogari dhe vajti në nënkryetar i KLD-së. Evidentoni edhe vjedhësit që kanë punuar në këtë agjenci. Do t’u lutesha si deputet të investigoni me përgjegjësi dhe në këtë çështje.”,- tha Spartak Braho. Në debat e sipër me deputetin e PD-së Arben Ristani për çështjen e tatimeve, Braho akuzoi edhe ish-qeverinë demokratike duke theksuar se kanë vjedhur rreth 200 miliard lekë nga mashtrimi me tatimet. Reagimi i tij erdhi pasi Ristani ne fjalën e tij theksoi se përgjegjësit që kanë shkelur ligjin në abuzime siç është çështja e tatimeve duhet të vendosen para drejtësisë.
Por kjo gjë acaroi shumë Brahon ku theksoi se: “Zoti Ristani e keni gabim. I zoti i shtëpisë nuk vjedh veten e tij. Unë si përfaqësues i kësaj mazhorance kam parë një skemë të llahtarshme mashtrimi. Ju që më keni filmuar mua nuk flisni për veten që keni shkuar 100 herë në burg kur keni pasur Mziun, edhe këto janë të filmuara. Skema e mashtrimit në vjedhje arrin shifrën e 200 miliard lekë dhe shumë shpejt do t’i vejmë para drejtësisë”,- theksoi Braho. Por në reagimin e tij, deputeti i PD-së Ristani, theksoi se: “Unë thash se çdo veprimtari kundra ligjit duhet të dënohet. Zotëria që i dogji duket se miza nën kësul po i lëviz”.
Xhafaj
Rezervat për draftin e paraqitur nga qeveria i shprehu edhe kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj. Në mbyllje të mbledhjes pas një debati me kolegun e tij Fino, lidhur me propozimet e dhëna nga mazhoranca, Xhafaj theksoi se projektligji i paraqitur po e bastardon procesin e kompensimit të pronave. “Personalisht ky nuk e zgjidh çështjen, nuk e zgjidh çështjen e pronave në Shqipëri. As kjo,as çështja e legalizimeve që do të vijnë në qoftë se nuk i hyhet tërësisht legjislacionit të pronave, i cili është sot një legjislacion i bastarduar. Këto janë vetëm arnime që i bëhen ligjit dhe nuk japin zgjidhje”,- theksoi Xhafaj.
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com