Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar për zbardhjen e masakrës zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, Endrit Braimllari, i cili theksoi se LSI ka denoncuar më prova dhe fakte por që janë rrëzuar nga KAS, duke treguar se është bërë palë.
Braimllari tha më tej se kryeministri Edi Rama ka një strategji për të tërhequr vëmendjen nga masakra e 25 prillit siç është komisioni për Metën. Po ashtu ish-deputeti i LSI-së, tha se edhe PD është më shumë e fokusuar në procesin e zgjedhjeve brenda partisë. Braimallari shtoi se LSI u la në një përballje frontale të drejtpëdrejtë me Rilindjen dhe i përballoi të gjithë.
‘Të gjitha energjitë tona janë të fokusuara në zbardhjen e së vërtetës për masakrën e 25 prillit. Ka qenë një masakër e mirëoragnizuar muaj me parë, duke filluar me përdorimin e administratës publike dhe parave publike.
Ne kemi kërkuar hapjen e kutive për t’u riumëruar dhe për të parë sesi votat e pavlefshme shkonin tek PS. Qoftë dhe një votë, është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. KAS vepron në mënyrë të njëanshme dhe kjo tregon se është bërë palë. KAS kas rrëzuar provat shtesë që ka paraqitur LSI. LSI u përball me një armatë shtetërore dhe jo shtetërore që të godasin drejt për drejt LSI-në.
Analistet e sponsorizuar drejt për drejt nga Edi Rama duna të heqin vëmendjen nga masakra e 25 prillit, siç është edhe Komisioni i Metës. Pse nuk flasin për masakrën e 25 prillit? Pse nuk e ngren zërin për këtë gjë? Jo të përdoren politikisht për të goditur LSI. Ne jemi në vazhdimësi të procesit. Në qendruam në bllok dhe LSI është një forcë e sakrificës që sakrifikon në emër të një marrëveshje dhe të një morali politik.
PD është në një garë të brendshme, dhe nuk dua të ndikoj. LSI u la në përballje frontale të drejtpërdrejtë me Rilindjen. LSI i përballoi të gjithë kundër të gjithëve. Të tjerët nuk arritën. Zoti Basha dhe PD janë fokusuar në një proces të brendshëm, kurse LSI është fokusuar në zbardhjen e kësaj masakra.’- tha Braimllari.
Po ti qenke kokel.qe o brahimllace qe nuk po le studio televizive pa dale. Sic duket like injoranti e kokemadhi dhe mona surrat kali te paskan paguar mire qe te flasesh. Ndryshe po te ishe njeri me mend nuk e beje. Cfare do te besh ti o jashteqitje kur ti fusin ne biruce. Njeri pa fytyre do te ngelesh ose do kapesh ndonje parti tjeter qe te vazhdosh te lepish kockat
Përgjigju