Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari, ka hedhur akuza ndaj Niko Peleshit, i cili kandidon për PS-në po në këtë qark, se ka komunikuar me përfaqësues të LSI-së, duke i kërkuar votën. Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se Peleshi "është trembur nga mbështetja e jashtëzakonshme për LSI" dhe se i ka kërkuar qytetarëve votën personale, jo për PS, por për atë vetë.
"Kam një mesazh shumë të qartë për Niko Peleshin, i cili në panik, i trembur, në ankth nga rritja e jashtëzakonshme e LSI në Qarkun e Korçës, është turrur duke marrë në telefon përfaqësues dhe njerëz të LSI. Po ja them shume qartë, të rinjtë dhe të rejat e LSI, as nuk shiten, e as nuk blihen. Kjo parti e ka emrin LSI dhe jo Rilindje, ndaj i kapur në panik nga mbështetja e jashtëzakonshme që socialistët e ndershëm po i bëjnë LSI, ky njeri ka turrur drejtorët e tij, hajdutë e batakçinj, duke shkuar derë më derë dhe duke ju kërkuar votën personale, jo për PS, por për Niko Peleshin", tha Braimllari.
Ai i bëri më tej thirrje qytetarëve që të votojnë LSI-në.
"Ndaj ju kërkoj që më 25 Prill të mbështesni masivisht LSI, sepse keni përballë dy modele, një model klientelist të Niko Peleshit, i cili po punon për interesin e tij personal dhe jo për t'i ‘ shërbyer qytetarëve të Korçës, e nga ana tjetër modelin e LSI, e një ekipi të jashtëzakonshëm, me energji pozitive, i cili punon për frymën e ekipit, për t’i shërbyer Korçës, për ta bërë Korçën Shtëpinë Tonë. Niko Peleshi të bëjë kujdes, ai dhe hajdutët e tij, sepse pas 25 Prillit, gjithçka do të jetë personale, më 25 Prill Rilindja është në opozitë dhe socialistet e ndershëm kane një siguri për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre, që është LSI", shtoi Braimllari.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj
28 Janar, 10:14
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
E rëndë në Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë
27 Janar, 17:27
-
Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)
27 Janar, 15:48
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Korçë/ I humbur prej 5 ditësh, 32-vjeçari denoncon në polici humbjen e babait
27 Janar, 13:33
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht 15-vjeçarin, arrestohet 45 vjeçari në Devoll
27 Janar, 13:09
-
Zgjedhjet/ KQZ s'do t’i japë Tom Doshit numërues nga opozita, zbulohet sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS
27 Janar, 12:56