Braimllari: Breshëri ka dëmtuar prodhimet në Korçë, ministria e Bujqësisë të marrë masa

Braimllari: Breshëri ka dëmtuar prodhimet në Korçë, ministria e Bujqësisë të marrë masa

Prodhime të dëmtuara nga breshëri

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari kërkon nga ministria e Bujqësisë, që të marrë masa urgjente për fermerët në Korçë, prodhimet e të cilëve u dëmtuan nga preshëri dy ditë më parë.

Braimllari kërkon ngirtjen e grupeve të punës për të verifikuar dëmet e shkaktuara. 

"Ministria e Bujqësisë të marrë masa urgjentisht! Breshëri i rënë dy ditë më parë në fushën e Korçës ka sjellë dëme të konsiderueshme për fermerët, të cilët sot po përballen jo vetëm me mungesën e politikave të kësaj qeverie por edhe me papergjeshmerine dhe arrogancen e saj. Duhet urgjentisht të ngrihen grupe pune dhe te verifikojnë demet ne terren. Arroganca dhe papergjegjshmeria e kësaj qeveria po shkaterron fermeret", shkruan Braimllari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'