Braimllari dhe Gjosha: Të gjithë të
votojnë kandidatin e majtë në Kolonjë

Braimllari dhe Gjosha: Të gjithë të<br />votojnë kandidatin e majtë në Kolonjë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari dhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha zhvilluan një takim me strukturat e LSI në Leskovik të Bashkisë Kolonjë.
 
Në fjalën e tyre, Braimllari dhe Gjosha bënë thirrje që në datë 20 Nëntor të gjithë të votojnë kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” me qëllim vazhdimin e projekteve të nisura në Bashkinë e Kolonjës.
 
Gjithashtu, Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari u bëri thirrje anëtarëve që të punojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 nëntorit për kryetar të LSI-së dhe për të zgjedhur delegatët për në Konventën Kombëtare.
 
“Votimi në datën 6 Nëntor për kreun e LSI duhet të jetë një votim model i cili të bazohet tek transparenca, gjithëpërfshirja dhe integriteti. Ky proces vazhdon rrugën e hapjes së LSI-së, prandaj dhe votimi i delegatëve është shumë i rëndësishëm sepse do jenë ata që do të përfaqësojnë vullnetin tuaj”, tha Braimllari.
 
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha u shpreh se LSI është një forcë me parime të konsoliduara të demokracisë së brendshme, mendimit ndryshe dhe votës së lirë.

strukturat

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri