Braimllari i LSI-së paralajmëron Ramën nga Korça: Ne do të çlirojmë Shqipërinë o frikacak

Braimllari i LSI-së paralajmëron Ramën nga Korça: Ne do të çlirojmë Shqipërinë o frikacak

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nga Korça ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë e radhës së opozitës në datë 2 qershor, e cila do të jetë e shtata kombëtare. Gjatë fjalës së tij ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari nga Korça
Ishim sot në Korçë në takim me forumin rinor të LSI-së, në kuadër të situatës politike në vend, por edhe për të marrë masa mbi organizimin e protestës së 2 qershorit. Ajo ç’ka shoh me keqardhje nga Korça dhe nga e gjithë Shqipëria, ka të bëjë me varfërinë e madhe të qytetarëve, mungesën e vendeve të punës, mungesën e shpresës në vend, por mbi të gjitha mungesën e investimeve. Vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike. Tanimë kjo krizë është dhe ekonomike, është sociale, ndaj kërkohet një pjesëmarrje masive më 2 qershor kundër varfërisë, kundër papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri, kundër një politike arrogante që ka varfëruar gjithmonë e më shumë shqiptarët.

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund betejës sonë, sepse beteja jonë nuk është me një individ, por beteja jonë ka të bëjë me sistemin. Duam të çlirojmë Shqipërinë nga ky sistem antikombëtar që Edi Rama ka ndërtuar, duhet të çlirojmë Shqipërinë nga një sistem që ka varfëruar, nga një sistem që ka shkatërruar të gjithë jetën sociale sot. Sot Shqipëria nuk është më në një sistem demokratik. Sot po tentohet të hyhet në një sistem monist, falë politikës korruptive dhe kriminale të kësaj qeverie. Ndaj kam bindjen maksimale që 2 qershori do të jetë një protestë qëndrestare dhe që qytetarët do ti drejtohen sheshit përpara Kryeministrisë, sepse tanimë nuk bëhet fjalë për një protestë politike, por bëhet fjalë për një protestë të shqiptarëve, një protestë të halleve të qytetarëve.

Ndaj dhe protestat kanë qenë masive, sepse ato tashmë janë ekonomike. Qytetarët nuk kanë më bukë të hanë. Me zor kalojnë muajin për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe prandaj qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe janë të gjithë bashkë në mazhorancë kundër kësaj qeverie, për të luftuar varfërinë dhe për të çliruar vendin nga një sistem antikombëtar që ka krijuar Edi Rama.

Çfarë mendimi keni për letrat e z. Rama? Në total bëhen 6 letra që i janë drejtuar z. Basha?
Në fakt letrat drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, janë letra që shprehin gjendjen e frikës që Edi Rama ka, ai është i frikësuar, është i tmerruar, është në panik sepse është vetëm, por është jashtëzakonisht në panik nga përkrahja popullore që ka opozita dhe këto letra nuk janë gjë tjetër veçse për të shprehur frikën dhe panikun që Edi Rama ka. Opozita është e bashkuar për ti shkuar betejës deri në fund sepse unë e thashë edhe pak më parë që beteja jonë nuk është me një individ, por është me sistemin. Ka ardhur koha që të ndërtojmë në Shqipëri një sistem demokratik, një sistem parlamentar, ku zbatohet ligji, por mbi të gjitha një sistem për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria dhe për këtë duhet kontributi i gjithë shqiptarëve dhe për këtë nuk mjafton një individ dhe ne duhet të punojmë maksimalisht që në Shqipëri të ndërtojmë institucione të forta, nuk është koha që në Shqipëri të ngrihet një individ i fortë ashtu siç kërkon Edi Rama, por është koha të ndërtojmë institucione të forta, të cilat bazohen në Kushtetutë, bazohen në ligj dhe institucione që i përgjigjen sfidave të vendit për 20 vitet e ardhshme.

Atëherë, mbetemi pak tek letrat e Ramës, 6 letra drejtuar opozitës, në këto 6 kombëtare ndoshta është kjo përgjigja e opozitës?
Opozita e ka të qartë axhendën e saj që pas djegies së mandateve të opozitës, ne jemi të vendosur në rrugën tonë për të protestuar, kemi përkrahjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, kanë qenë protesta paqësore, por bazuar tek qëndresa e qytetarëve, ju kujtoj këtu protestën e 11 majit, ka qenë një protestë e jashtëzakonshme, ku qytetarët për 4 orë marshuan nëpër rrugët e Tiranës me 1 shi rrebesh, kjo tregon që qytetarët sot kanë një mllef të drejtuar kundër Edi Ramës. Sot qytetarët janë në varfëri ekstreme dhe e thashë edhe pak më parë që nuk bëhet më fjalë për protestë politike. Nuk bëhet më fjalë për bashkim qytetarësh rreth partive. Por bëhet fjalë për bashkim të qytetarëve për shkak të ekonomisë, për mungesën e vendeve të punës, për të rinjtë dhe të rejat që po e lënë vendin. Ju jeni gazetarë dhe punoni çdo ditë në Korçë. E shikoni sesi e gjithë zona e Korçës sot nuk ka të rinj dhe të reja. Pse? Sepse janë larguar, për shkak sepse këtu nuk ka shpresë, këtu nuk ka besim se ky vend do të bëhet dhe nuk ka mundësi punësimi. Politikat tona, alternativa jonë është alternativa e punësimit, e krijimit të sa më shumë mundësive të rinjve dhe të rejave me qëllim që të rinjve dhe të rejave t’u krijohen kushte dhe mundësi për t’u punësuar në këtë vend. Kjo është sfida jonë.

Me këto protesta do e rrëzoni qeverinë?
Ne nuk jemi këtu për të rrëzuar një qeveri. Ne kërkojmë qeveri tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot në Shqipëri ka ardhur momenti për të ndërtuar demokracinë, për të ringritur parlamentarizmin. Parlamentarizmi ka rënë për shkak të nj politike kriminale të Edi Ramës. Parlamentarizmi ka rënë sepse Edi Rama në 2017 deformoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë duke deformuar votën, me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar. Të jeni të bindur që qytetarët kërkojnë t’i shkojnë deri në fund. Është shumë e thjeshtë, ne kërkojmë qeveri tranzitore. Dhe kërkesat e opozitës do të plotësohen sepse ky është vullneti i qytetarëve. Përkrahja masive në 6 protestat kombëtare tregon edhe njëherë që opozita është në rritje dhe sot po ua them me bindje të plotë që kjo opozitë është në mazhoranca të plotë në raport me qeverisjen e Edi Ramës.

Opozita është në rritje, por qeveria vazhdon punën, ndërkohë është duke u përgatitur edhe për zgjedhjet e 30 qershorit?
Të falënderoj për pyetjen dhe me keqardhje po iu them që është e vetmja qeveri që nuk po vazhdon punën. Më thoni një ministër të Edi Ramës që është në terren për të folur mbi politikat e kësaj qeverie. Më thoni një ministër të Edi Ramës që flet për mundësi punësimi, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe më thoni një politikë që ka ndërmarrë Edi Rama për të krijuar mundësitë e punësimit. Ju banoni këtu, e shikoni sesi ndodhet bujqësia sot në Korçë. Është e shkatërruar totalisht për shkak të politikës korruptive të Edi Ramës. Sot mollët e prodhimit vendas hidhen të gjitha në rrugë. Pse? Sepse Edi Rama nuk favorizon produktin vendas, por favorizon importin. Ka shkatërruar bujqësinë, ka shkatërruar fermerët, ka larguar të rinjtë nga vendi. Pra e gjithë kjo situatë nuk tregon që qeveria po punon, por është e kundërta. Dhe përkrahja e jashtëzakonshme e qytetarëve në protestat masive të opozitës, tregon edhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Kontributi dhe puna jonë e thashë dhe më parë është për të çliruar Shqipërinë nga ky sistem antikombëtar që është ndërtuar dhe nga ky sistem antivlerash që Edi Rama ka ngritur në vend.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 28/05/2019 22:52

    Po kllefke ky Brahimllarka

    Përgjigju
  • Flutura: 28/05/2019 22:07

    Ka qene kenduar dikur nje kenge...dambe...dambe... kur conin ndihma jugu ne veri tufa me bageti. Edhe ky fshatari mire ben te ruaj bagetite ne fshat, ne Korce nuk e menderosin.

    Përgjigju
  • asolingo: 28/05/2019 20:26

    Bravo Brahim-dhjari vete kur te clirosh vendin mbaj rip ne pantallona se mos te bien nga frika,trumcak,sahanlepires.

    Përgjigju
    • Hinglateri: 28/05/2019 22:53

      Kp Brah dhjari

  • emigranti: 28/05/2019 20:22

    Shkaja me e bukur qe kam degjuar ndonje here.Braimllari do rrezoj frikacakun EDI RAMA qeverine SOCIALISTE dhe do cliroje SHqiperine nga krimi dhe droga.Pyet nje here udheheqjen e partise tende se si e kane bere pasurine se mbase te ndihmon pak te cfryesh.

    Përgjigju
  • Robi: 28/05/2019 20:01

    Epshurr Brahim*ari dhe zvkomandanti i shpellareve të Unazës qenka bërë trim, ik mor barkderr se Nafije Dybeku dhe sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Nora By**derrja gjithollog'ja surratgerdalla e kanë marë rrugën e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen