Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar pas vendimit të KQZ për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku. Braimllari tha se largimi i Kajmaku vulosi edhe njëherë që votimet e 30 qershorit ishin kriminale dhe moniste.
Ai tha se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje sepse shqiptarët duhet të vendosin sepse nuk mund të pranojnë kriminelë në pushtet.
"Largimi i Agim Kajmakut vulosi edhe një herë që votimet e 30 qershorit ishin kriminale dhe moniste.
Agim Kajmaku është zgjedhje dhe përgjegjësi personale e Edi Ramës. Edi Rama deklaronte në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare se kishte përzgjedhur kandidaturat më të mira, më të pastra të cilat do t’i shërbenin qytetarëve të vendit.
Edi Rama i prezantoi në votimet moniste të 30 qershorit, si njerëz të pastër, punëtorë dhe madje shprehej se ishin të ngjashëm me të.
Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pasi në mënyrë të qëllimtë në funksion të strategjisë së tij kriminale vendosi, kandidimin e Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit e plot të tjerëve.
Edi Rama dhe i vetëm në votime, nuk vendosi kandidatura të pastra për t’i shërbyer qytetarëve.
Ai është i vetmi kryeministër që nuk mban përgjegjësi, për rrënimin ekonomik të vendit, për koncesionet klienteliste, për trafikun qeveritar të drogës, për moshapjen e negociatave dhe tani nuk mban as përgjegjësi për kandidaturat personale që i ka propozuar po vetë me rekorde kriminale.
Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, shqiptarët duhet të vendosin, shqiptarët nuk mund të pranojnë kriminelë në pushtet. Faji dhe përgjegjësia e Edi Ramës është e provuar botërisht dhe ai duhet të largohet", u shpreh Braimllari.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi i kryebashkiakut të Vorës/ Basha: Kajmaku, fytyra e Ramës! Hajdari: Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor (VIDEO)











