Shkarkimi i kryebashkiakut të Vorës/ Basha: Kajmaku, fytyra e Ramës! Hajdari: Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor (VIDEO)

TIRANË - Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kyebashkiakut të Vorës Agim Kajmkaku. Basha tha se Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se Rama qeveris me krimin.Basha përsërititi sërish kërkesën për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri kujdestare për t'i kthyer pushtetin popullit.

"Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai. Është  një poshtërim për Partinë Socialiste në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, të painkriminuar, të pazhytur, të pakorruptuar, por nxjerr llumin e llumit. Por është edhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, nga trafikantë, nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg dhe jo në qeverisje.

Për këdo që ka patur dyshime apo ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017, 2019 janë rastësi, tani i ka të gjitha. Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit, prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve, T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre", u shpreh Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Shkarkimi i Kajmakut/ Rudina Hajdari: Duhen masa të rrepta për individët dhe partitë! E vetmja zgjidhje, ndryshimi i sistemit zgjedhor

1572254124_rudina1.jpg

Për kryetaren e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, shkarkimi i Agim Kajmakut tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor, ku njerëz me të kaluar kriminale vendosen nga kryetarët e partive duke cenuar proceset integruese. Hajdari shkruan se duhet të mbajnë përgjegjësi individët dhe partitë dhe e vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor për të ndaluar krerët e partive të zgjedhin kë të duan.

"Rasti i dytë brenda pak muajve nga Partia Socialiste që na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor, ku njerëz me të kaluar kriminale vendosen nga kryetarët e partive si kandidatë për zgjedhje dhe cenojnë proceset integruese dhe demokracinë në vend. Patjetër që jo vetëm duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha. E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë. Nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre, por dhe të tallen sa vjen e më shumë me fatin e vendit", shkuan Hajdari.

Ora 14:44
Braimllari: Largimi i Kajmakut vulosi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin kriminale! Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

1572616110_1572615725BRAIMLLARI.jpgSekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar pas vendimit të KQZ për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku. Braimllari tha se largimi i Kajmaku vulosi edhe njëherë që votimet e 30 qershorit ishin kriminale dhe moniste.

Ai tha se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje sepse shqiptarët duhet të vendosin sepse nuk mund të pranojnë kriminelë në pushtet.

"Largimi i Agim Kajmakut vulosi edhe një herë që votimet e 30 qershorit ishin kriminale dhe moniste.

Agim Kajmaku është zgjedhje dhe përgjegjësi personale e Edi Ramës. Edi Rama deklaronte në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare se kishte përzgjedhur kandidaturat më të mira, më të pastra të cilat do t’i shërbenin qytetarëve të vendit.

Edi Rama i prezantoi në votimet moniste të 30 qershorit, si njerëz të pastër, punëtorë dhe madje shprehej se ishin të ngjashëm me të.

Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pasi në mënyrë të qëllimtë në funksion të strategjisë së tij kriminale vendosi, kandidimin e Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit e plot të tjerëve.

Edi Rama dhe i vetëm në votime, nuk vendosi kandidatura të pastra për t’i shërbyer qytetarëve.

Ai është i vetmi kryeministër që nuk mban përgjegjësi, për rrënimin ekonomik të vendit, për koncesionet klienteliste, për trafikun qeveritar të drogës, për moshapjen e negociatave dhe tani nuk mban as përgjegjësi për kandidaturat personale që i ka propozuar po vetë me rekorde kriminale.

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, shqiptarët duhet të vendosin, shqiptarët nuk mund të pranojnë kriminelë në pushtet. Faji dhe përgjegjësia e Edi Ramës është e provuar botërisht dhe ai duhet të largohet", u shpreh Braimllari.

Ora 13:20
Spiropali i përgjigjet Bashës: Ti je vetë i pandehur, PS nuk mbron asnjë shkelës! Shkeli besimin e demokratëve


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Spiropalit, Basha është vetë i pandehur në Prokurori dhe si fillim duhet të provojë pafajësinë e vetë për pastrim parash në emër të Partisë Demokratike dhe më pas të hapë gojën për Partinë socialiste.

Ndër të tjera Spiropali shkruan se PS nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban përgjegjësi tjetër përveç respektimit të standardeve në raport me çdo shkelës. Në fund Spiropali shkruan se Basha po abuzon me besimin  e demokratëve.

Reagimi i plotë i Spiropalit:

Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 01/11/2019 15:46

    Ore i pa fytyr.o legen ku krahasohesh ti me te gjith te majten,ti i ke lyer duart me gjak deri ne berryle o monster. Ti je kriminel i pa denuar ,por do te vij edhe ajo dit mos u merzit. Fytyra tende kurr sdo shoh pushtet o zagar i sali qenit.

    Përgjigju
  • TOPI I KAKËS FATMIR GAZI ÇAFAJ: 01/11/2019 13:01

    O lyl shal ngjitmi të paktën Edi Rama i bindet instyticjoneve . Kurse ti dhe kryekrimineli i Shqipris maloku salhe nuk ja dhat Prokuroris kriminelat krimba të 21 janarit a e kupton ti veten e partia jote kush jeni. Po hik mor fundërrin hap krahun ti dhe Edi Rama se po e shkombtarizoni Shqiprin o fundërrina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital