Braimllari: Qeveria po thellon skandalin te Unaza e Re, 25 mln euro për sheshin e ndërtimit për Taulant Ballën

Braimllari: Qeveria po thellon skandalin te Unaza e Re, 25 mln euro për sheshin e ndërtimit për Taulant Ballën

Endrit Braimllari

TIRANË- Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të shpenzojë rreth 25 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për rehabilitimin e Lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit të ndërtimit për Taulant Ballën.  Braimllari tha se Rama kërkon të shembë shtëpitë e banorëve duke mos i dëmshpërblyer ato me argumentin se nuk ka para.

"Të nderuar qytetarë, qeveria në ikje dhe grabitqare vazhdon dhe thellon skandalin e saj korruptiv. Ky skandal është më i madhi i kësaj qeverie dhe këtij parlamenti noter të qeverisë. Është vazhdimësia e skandalit korruptiv të Edi Ramës për projektin e Unazës së Re.

Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar. Sot, kërkon të kalojë në parlament një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana.

Edi Rama kërkon të shpenzojë nga taksat e shqiptarëve rreth 25 milionë euro të tjera nga të cilat 8 milionë do të merren kredi për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Rë që shtrihen pranë lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit të ndërtimit për Taulant Ballën.

Edi Rama kërkon të shembë shtëpitë e banorëve të Unazës së Re duke mos i dëmshpërblyer ato, me argumentin se nuk ka para.

Por ndërkohë, merr 8 milionë euro kredi për të prishur shtëpitë e qytetarëve, që nëse ne do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, serioz dhe jo hajdut këto para shumë mirë mund të shkonin për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re.

Është e qartë që për Edi Ramën dhe qeverinë e tij ilegjitime qytetarët janë të fundit. Oligarkët, krimi i organizuar dhe hajdutëria e tij qeveritare janë të parët"u shpreh Braimllari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 03/10/2019 13:36

    Doli ky idioti,kishte humbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)