‘Brain rot’ ose “kalbja e trurit” është shpallur si fjala e vitit në Oxford për vitin 2024, mes shqetësimeve për lëvizjet e pafundme të mediave sociale dhe përmbajtjet që të mpijnë trurin.
Më shumë se 37 mijë njerëz votuan për të ndihmuar në zgjedhjen e fituesit nga një listë prej gjashtë fjalësh e hartuar nga Oxford University Press, botuesi i Oxford English Dictionary.
Kalbja e trurit përkufizohet si “përkeqësimi i gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, veçanërisht i parë si rezultat i mbikonsumimit të materialit (tani veçanërisht përmbajtjes në internet) që konsiderohet si i parëndësishëm ose josfidues”.
Oxford University Press tha se termi “fitoi rëndësi të re në vitin 2024 si një term i përdorur për të kapur shqetësimet rreth ndikimit të konsumimit të sasive të tepërta të përmbajtjes me cilësi të ulët në internet, veçanërisht në mediat sociale”.
Pavarësisht rritjes së saj kohët e fundit në rëndësi, përdorimi i parë i regjistruar ishte në librin Ëalden të Henry David Thoreau në 1854.
“Kalbëzimi i trurit flet për një nga rreziqet e perceptuara të jetës virtuale dhe se si po e përdorim kohën tonë të lirë. Nuk është për t’u habitur që kaq shumë votues e përqafuan termin, duke e miratuar atë si zgjedhjen tonë këtë vit”, tha Casper Grathëohl, president i Oxford Languages.
Pesë fjalët e e tjera në listën e ngushtë përfshinin “demure“, e cila u bë e njohur pas një tendence të mediave sociale gjatë verës që i referohet sjelljes së rezervuar ose të përgjegjshme; “dynamic pricing”, ku çmimi i një produkti ose shërbimi ndryshon për të reflektuar kërkesën; “lore“, një grup faktesh dhe informacionesh të prapavijës të cilat lidhen me dikë ose diçka; “romantasy”, një zhanër fiktiv që ndërthur romancën dhe fantazinë; dhe “slop“, përmbajtje me cilësi të ulët në internet të krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.
Lista e ngushtë u vendos nga një panel prej katër ekspertësh, i kryesuar nga leksikografja Susie Dent, më e njohur për paraqitjet e saj në Countdoën të Channel 4, raporton The Guardian.
Oxford University Press mori parasysh votimin e publikut kur zgjodhi fituesin, si dhe komentet publike dhe analiza të tjera përpara se ta shpallte atë të dielën në mbrëmje.