Brajan Gruda përfundimisht ka vendosur të zgjedhë kombëtaren e Gjermanisë dhe mos pranojë ftesën e Sylvinhos për të kaluar te Shqipëria. Nga grumbullimi me U-21 e Gjermanisë, djaloshi që këtë verë la Mainz dhe kaloi në Premier League te Brighton, tha se origjina e tij është shqiptare, por zemra i thotë që të përfaqësojë Gjermaninë. I ftuar edhe nga ekipi A, ai ka objektiv që të jetë pjesë e ekipit të parë në Botërorin 2026.
“Jam i lumtur që jam këtu, po argëtohem, si në stërvitje dhe jashtë saj. Jam kthyer në stërvitje prej 1 jave. Mendoj se do të prezantohem ngadalë dhe do të marr disa minuta në ndeshjen e parë. Ndoshta më shumë në ndeshjen e dytë. Do ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time me U21, minutat do të më bëjnë mirë.
Grumbullimi me kombëtaren A të Gjermanisë, ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Isha në gjendje të stërvitesha me lojtarë që më parë i shihja vetëm në TV. Ishte intensive dhe mund të shihje qartë ndryshimin në cilësi në krahasim me U21.
Për momentin jam i lumtur që jam me U21 dhe ky është fokusi tani. Por të gjithë duan të luajnë për ekipin A. Synimi im është Kupa e Botës 2026 dhe dua të luaj një rol të rëndësishëm atje. Dua të fitoj gjithçka me U21. Është më mirë nëse i fitojmë të dyja. Do të vijë edhe koha ime në ekipin e të rriturve.
Unë kam familjen në Shqipëri, prindërit e mi vijnë nga atje. Këtu kam lindur dhe rininë e kam kaluar në Gjermani. Nuk e di se çfarë ka e ardhmja, por zemra ime më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, tha Gruda për 'allgemeine-zeitung.de'.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh
24 Janar, 12:17
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40
-
Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'
23 Janar, 15:32
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! City shënon gjashtë gola, Everton fiton me Spurs
19 Janar, 17:13
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
GOLAT/ Man. United fitore me vuajtje, mposht 3-1 'Shenjtorët'! Tri pikë edhe për Brighton
17 Janar, 09:53
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
O Gruda tē re menja qē do luash pēr Gjermanin. Se Gjermania ka boll Talente e ska ngel pēr ty o kalbaroq dangall. Njeri qė srepekton preardhjen e tij. Pty rac muti. Po si kalbaroqi i Belgjikēs do pērfundosh. E ke pa Jonuz top mutin ? ? ?
PërgjigjuDjali i ri je dhe mund të duket më mirë të luajsh për kombtaren gjermane. Të uroj t'a arrish. Por asnjëherë nuk do respektohesh dhe adhurohesh nga gjermanët, ashtu si do respektoheshe dhe adhuroheshe nga shqiptarët dhe futbolli shqiptarët. Këtë t'a mbash mend gjith jetën tënde.
PërgjigjuNuk ke faj ti . Faj kane ata qe te kane rritur . Luaj si te duash e per ke te duash ..gjerman nuk ke per tu bere kurre per vendasit .
PërgjigjuEshte shum i vogel per ta kuptuar
FUNDIN E JONUZIT TE UROJ ME GJITHE ZEMER
PërgjigjuDU BIST SCHIESEN....
PërgjigjuDo bejme tifo per ty dhe gjermanine or teeeejjjjj
Përgjigju