Katër deputetë të opozitës në Kosovë do të arrestohen nga autoritetet, pasi ata janë larguar nga seanca e zhvilluar ndaj tyre 15 minuta pasi ajo duhej të niste.
Siç bëjnë të ditur dhe mediat në Kosovë, fakti është publikuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës e cila ka lëshuar edhe urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi të cilët do të dërgohen me forcë në seancën e 23 shkurtit kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar.
Sipas të dhënave, Haxhiu, Topalli dhe Kadaj – Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar, ndërkohë që Albin Kurti nuk ka qenë fare i pranishëm.
“Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Gjyqtari Kalludra ende nuk ka dhënë sqarim pse seanca nuk ka nisur në orën 9.
Kjo është seanca e dytë ndaj deputetëve të opozitës që akuzohen për rrezik të përgjithshëm dhe përdorim i armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com