Himarë - Tre adoleshentë nga Anglia kanë 'braktisur' vendin e tyre dhe kanë zgjedhur Himarën për të punuar, por edhe pushuar.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social në Facebook, ku 3 adoleshentët, thonë se punojnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës dhe më pas me paratë që mbledhin nga paga e tyre, bëjnë edhe pushimet.
Ata shprehen të kënaqur dhe thonë se do të rikthehen sërisht.
“Jemi këtu për t’u argëtuar dhe fituar para ndërkohë. Jemi 3 shokë që vijmë nga Anglia. Shijojmë verën, shijojmë diellin dhe takojmë njerëz të rinj. Më pëlqen të takoj njerëz të rinj, kultura të reja”, thotë një prej tyre .
“Për mua ka qenë përvoje e shkëlqyer. Merr ca para, shijon edhe plazhin. Zakonisht mbarojmë turnin e mëngjesit, pastaj shkojmë në plazh për afro 3 orë. Rrimë aty, pushojmë, lahemi madje dhe flemë. Në 17.30 e mbyllim punën dhe pastaj dalim.
Zakonisht punojmë 7-8 orë pasi jemi më të rinj se të tjerët. Jemi të kënaqur me pagën dhe do të rikthehemi sërish vitin që vjen”, thotë një tjetër.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një video me turistë të cilët kanë zgjedhur Sarandën të kalojnë pushimet, por dhe nuk ka lënë pa vizituar as Butrintin.
"Të gjithë argëtohen këtu dhe më pëlqen kjo gjë. Më pëlqen ky vend kaq mikpritës dhe ndihem shumë mirë këtu", tha një tusitë.
"Më pëlqen këtu dhe nuk është shumë shtrenjtë, deti është shumë i bukur. Bëmë edhe një tur me anije sot dhe ishte shumë bukur", tha një tjetër turiste.
"Është shumë vend i bukur. Është impresionuese se si këto mure të vjetra janë në këtë gjendje kaq të mirë", tha një turistë që kishte zgjedhur të vizitonte Butrintin.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
VIDEO/ Momenti i shembjes së murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec
17 Janar, 11:08
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
Më pëlqen insiativa,por një gjë nuk arrij ta kuptoj. Jan 16 vjec dhe punojnë 6 deri në 8 orë.Ne tiran ka marrë gjobë në biznes familjar vetem se ja qen 17 vjeq.Dhe është Vllai i pronares.Jam i mahnitur në Shqipëri ka LIGJ DHE MALIQ.
PërgjigjuBravo ju qofte,pune dhe defrim! /BOM/ dhe /ANDON/,ju mund te talleni e te qesendisni keta djem sa te doni,por jane shume me te mire se moshataret e tyre ne Shqiperi,qe sorrollaten tere diten midis kafeneve,bilardove,makinave,vajzave e ndonje kotesie tjeter dhe nuk merren as me shtepi bari e trafiqe, si disa prej te rinjve shqiptare kur shkojne ne perendim.Shpresoj vetem te mos bien ne ndonje influence te keqe tonen,se jane te rinj e gati naive ,po t'i krahasosh me neve qe djallezine e kemi ne ADN! Gjithashtu duhet patur kujdes qe te mos punojne ne prapavijen e restoranteve me thika dhe makineri restoranti.Nuk e di ne Shqiperi si jane rregullat e punes,por ketu ku jetoj,nuk lejohen personat nen 18 vjec te punojne me thika e makineri,as ne restorante,as ne supermarkete dhe industri te tjera.
PërgjigjuPropaganda e rradhës e kryeministrit Edi Rama.
Përgjigjume gomone kan ardhe hahahhah
Përgjigju