'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti deklaroi sot se janë braktisur punimet për ndërtimin e rrugës së Lurës, e cila parashikohej të mbyllej në vitin 2023.

Sipas Hotit, fondet që duhej të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge dhe zhvillimin e zonës, kanë ikur te investitorët strategjikë të qeverisë. 

“Një projekt i premtuar vite më parë, i promovuar me bujë nga Kryeministri, sot qëndron i bllokuar, i harruar dhe pa asnjë shpresë për realizim. Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat -Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull”, theksoi ajo.

Hoti tha se nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa deklaron se kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024.

“Ndërkohë, paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likuidim TVSH-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro. Fondi u vodh dhe mirditorët e dibranët mbetën pa rrugë”, u shpreh deputetja Hoti. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente