I braktisur nga fëmijët dhe të afërmit, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, i cili vrau bashkëshorten e më pas veten, është përcjellë në banesën e fundit nga punonjësit e shërbimeve komunale pranë Bashkisë së Roskovecit.
Pavarësisht negociatave të policisë me familjarët për tërheqjen e trupit nga morgu, asnjë prej tyre nuk pranoi të organizonte dhe të merrte pjesë në ceremoninë mortore. Në këto kushte, bazuar në ligj, varrimi u organizua mesditën e së enjtes nga bashkia.
Ndërkohë, një ditë më parë, 75-vjeçarja Dashurie Rrapaj u përcoll për në banesën e fundit nga 9 fëmijët e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari qëlloi me armë gjahu bashkëshorten pas një konflikti në banesë dhe më pas i dha fund jetës.
Komente











