E tërhequr prej vitesh nga tregu muzikor, këngëtarja Zaimina Vasjari si duket po investon në ‘karrierën’ e saj të re si specialiste e ujit.

Duke filluar nga data 10 qershor e këtij viti këngëtarja ka marrë një post pune në UKT. Ajo është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë”.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi. Përveçse këngëtare Zaimina mban edhe titullin “Miss Shqiperia”, ndërkaq është diplomuar në degën e Arkitekturës.Tanimë këngëtarja ka marrë përsipër një 'mision' të ri, si specialiste e ujit.

Dokumenti që tregon emërimin e Zaiminës si specialiste Ujësjellësi