Braktisi Tiranën për Hasin, 23- vjeçari
që po edukon brezin e ri hasjan

Braktisi Tiranën për Hasin, 23- vjeçari<br />që po edukon brezin e ri hasjan
Shumë të rinj zgjedhin që të lënë vendin e tyre të lindjes dhe të zhvendosen në kryeqytet për të ndjekur studimet, e më pas për të filluar një jetë të re në qytetin e mundësirave.

Kështu ndodhi dhe me Klodian Kastratin, djaloshin 23- vjeçar i cili u zhvendos në Tiranë për 5 vite me rradhë për të ndjekur studimet e larta. Por ndryshe nga moshatarët e tij, të cilin zgjedhin të mos kthehen më në vendlindje, Klodjani preferoi të kundërtën.

Edhe pse ndoshta një zgjedhje paksa të forcuar, për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të nënës së tij, Klodi siç e thërrasin miqtë e afërm, nuk i la vetëm dy njerëzit më të shtrenjtë për të, nënën dhe babain.

Djali i vogël familjes Kastrati u rikthye në Has, qyteti në të cilin u rrit dhe jetoi plot 18 vjet, aty ku mori dijet e para dhe u formua si njeri. Pas kësaj ai zgjodhi që këto dije dhe formimin e tij intelektual, t’ua përcillte një brezi më të ri, brezit të së ardhmes.

Prej 6 muaj Klodi jep mësim në shkollën 9- vjeçare “Sejdi Dida”. Ai jep lëndën e edukatës shoqërore dhe është mësues kujdestar i klasës së 7D. Klodi na tregon për dashurinë e madhe që ndjen për nxënësit e klasës që ai ka në kujdestari. Në profilin e tij në rrjetet sociale mund të shohësh shumë foto nga klasa e 7D teksa po zhvillon një orë mësimi apo po kalon disa momente më nxënësit, e kjo për t’i treguar të gjithve se sa krenar ndihet për to.

Nuk ka shumë kohë që është shkëputur nga bankat e shkollës, por megjithatë tregon se di të bëjë mjaft mirë diferencën midis të qenurit nxënës dhe mësues. E përshkruan vetën si një mësues të rreptë e autoritar. Për të, nuk është shumë e drejtë të krijohen konfidenca me nxënësit sepse shpesh ata e marrin për dobësi. Ashtu si kurse çdo klasë, edhe e 7D ka disa nxënës paksa më të “vështirë”, të “praptë”, dhe Klodi shprehet se e ka gjetur zgjidhjen për këtë.

Çdo prapësi është e barabartë me një detyrë shtëpie. Sa më shumë prapësira ata të bëjnë aq më shumë detyra shtëpie kanë. Në vetvete Klodi është një djalë simpatik, i sjellshëm, i qeshur dhe shumë i dashur, e për këtë arsye ai është është një figurë shumë e dashur për nxënësit e tij.

Ata i kishin përgatitur, si një formë falenderimi  e mirënjohje një surprizë për ditëlindje, që Klodit i ka mbetur thellë në mendje dhe e kujton atë si një nga momentet më të bukura si mësues.  Dita nis herët, në 06:30, në shkollë, një kafe me kolegët, pak pushim në drekë dhe në palestër. Klodi përpiqet që të jetë i plotësuar nga të gjitha anët jo vetëm ajo intelektuale, profesionale, familjare por edhe nga pamja fizike.

Familja është gjëja më e shtrnjtë që ai ka dhe përpiqet që ta tregojë në çdo moment, madje teksa po flisnin bashkë Klodi mbante në krah nipin e vogël dhe nga ana tjetër përpiqej të kthente përgjigje. Ka lënë pas një shoqëri që ai e vlerëson shumë, që ia shton malli për Tiranën. Po i mungon Tirana. Dhe ndoshta një ditë mund të kthehet sërish...
 
 
Klodi ju keni mbaruar Bachelor-in dhe masterin në kryeqytet. Shumë moshatarë tuaj pasi mbarojnë studimet zgjedhin që të vazhdojnë jetën e tyre në Tiranë, e ndërsa ju nuk e bëtë këtë zgjedhje. Pse?
-Isha sistemuar shumë mirë në Tiranë bashkë me punë por jeta të përballon me shumë gjëra qofshin këto të mira apo të këqija. Arsyeja madhore është shëndeti i mamasë ku duke qënë se unë jetoj vetëm me prindërit nuk mund ta lija atë vetëm pasi kaloi një fazë shumë të vështirë
 
Ju jeni mësues në shkollën “Sejdi Dida” Çfarë lënde jepni mësim dhe sa nxënës ke në klasë?
-Gjithsej kam 29 nxënës në klasën që unë kam në kujdestari ku janë 18 djem dhe 11 vajza. Jap lëndën e Edukatës Shoqërore.
 
Përse zgjodhe pikërisht profesionin e mësuesisë? Çfarë të pëlqen më shumë nga ky profesion?
-Është profesion i bukur,por si çdo punë ka dhe vështirësit e tij. Më pëlqen që të krijojë dijen dhe ta evuloj atë,ta përcjell tek nxënësit e mi.
 
Ju jeni mësues kujdestar në klasën në klasën e 7D. Çfarë ndjesi të jep fakti po kontribuoni në edukimin e një brezi të ri, atë të së ardhmes?
-Sa i përkët ndjesisë nuk di ta përshkruaj me fjalë. Momenti kur ti flet dhe nxënësit të dëgjojnë ,reflektojnë, është një ndjesi që fjalët nuk do kishin vend. Është e pashpjegueshme.
 
Si është një ditë e zakonshme për ju?
-Dita ime nis herët, që në 06:30. Shkolla ku unë jap mësim është shumë afër me shtëpinë time. Duhet të jap gjithsej 21 orë në javë. Pas mësimit zgjedh të pushoj pak dhe të konsumoj një kafe me kolegët, e më pas të kthehem në shtëpi që të kaloj pak kohë me familjarët e mi, ndoshta disa ditë mund të fle dhe pak në drekë. Më pas shkoj në palestër, për t’u kthyer në shtëpi ku darka është e ndryshme nga dita në ditë. Kjo është pak a shumë një ditë e zakonshme e imja, por që duhet thënë që normalisht mbushet dhe me gjëra të tjera nga dita në ditë, për të mos u shnëdërruar në një jetë monotone.
 
Ndoshta çdo ditë për ju është diçka e re dhe sa vjen dhe bëhen më të bukura orët ju  jepni mësimit, por nëse do t’i veçoje, cili është momenti më i bukur?
-Unë kam vetëm 6 muaj si mësues por vlen të theksoj se më duken si 6 ditë pasi kur nxënësit të duan, çdo ditë e punës është e bukur, por nga momentet më të bukura dua të veçoj ditën e ditëlindjes time kur nxënësit sapo u futa në klasë kënduan në 3 gjuhë këngën e ditëlindjes. Se prisja dhe mbeta i habitur.
 
Po momenti më i vështirë?

-Vështirësia e vetme që has janë nxënësit problematik të klasës të cilët shpesh tentojnë që të prishin orën e mësimit duke kryer veprime jo në përputhje me rregullat e shkollës apo dhe duke prishur qetësinë dhe procesin mësimor.
 
Ju si veproni në ato momente?
-I fus në “punë”. I angazhojë me shumë detyra gjatë orës së mësimit, në mënyrë që të mos e përsërisin më.
 
Nëse do të thoja që ta përshkruaje veten, çfarë mësuesi je ti? Je nga ata që lënë të kopjosh apo je shumë autoritar?
Hmmm! Këtu do marr dhe vlerësimet e nxënësit. Më kanë cilësuar si mësues i dashur me nxënësit. Autoritar po dhe e di pse? Sepse ka klasa që në kohët e sotme mund t’i mbaje mësuesi vetëm me autoritet pasi konfidencat mund t’i marrin për dobësi. Të kopjojnë më duket një zotësi për nxënësin por zgjedh t’i bëj provimet subjektive më shumë dhe ato fjalë që kopjojnë nga teksti duken dhe në këtë pikë nuk hezitoj që ushtrimi të marrë 0 pikë.
 
Çdo kush që është i ri në një profesion,ka një shembull në jetën e tij dhe përpiqet të jetë pak a shumë si ai. Ju e keni një të tillë? Nëse po, kush është?
Kam ndjekur shembullin e mësuesit të gjuhës por vetëm në mënyrën se si organizonte orën e mësimit që të ngjall interes tek mësimi dhe jo vlerësimi. Tek vlerësimi ndryshe nga vitet e tjera nxënësit janë vlerësuar në bazë të asaj që ata reflektojnë në klasë dhe në bazë të opinioneve apo lëndëve të tjera. Nëse je i mirë në matematik, jo domosdoshmërisht duhet të jesh i mirë dhe në fiskulturë apo edukatë.
 
Çfarë fjalësh ke dëgjuar për ty si mësues? Nëse dëgjon fjalë të këqija përpiqesh t’i rregullosh?

Zakonisht i refuzoj fjalët. Kur je mësues jo të gjithë të duan sepse nota sot shihet si e shenjtë dhe jo dija. E vetmja gjë që kam rregulluar ka qene jaka e përparëses që më rrinte pak keq edhe kam dëgjuar këtë nga nxënësit apo kolektivi. Kurse në lidhje me mënyrën sesi realizoj mësimin nuk kam dëgjuar gjë negative që të ndryshoj.
 
Të mungon Tirana? Mendon se mund të kthehesh një ditë?

Tirana më mungon shumë, shoqëria ime atje gjithashtu. Jetës nuk i dihet asnjeherë. Ndoshta një ditë mund të kthehem sërish atje...

Klodian Kastrati
Klodian Kastrati
Klodian Kastrati
Klodian Kastrati
(Klodian Kastrati)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Opozita që refuzon të vetmen opozitë të besueshme të qeverisë

Mero Baze: Opozita që refuzon të vetmen opozitë të besueshme të qeverisë