Braktisja e orëve të mësimit, psikologia Muçaj: Mungon komunikimi prindër-fëmijë, shkollat jo-interesante

Të dish se çfarë bëjnë fëmijët është një prej problemeve më shqetësuese për prindërit, por shpeshherë duket se vetë ata luajnë një rol të rëndësishëm në rastet kur fëmijët, e sidomos adoleshentët braktisin orët e mësimit për të qëndruar me orë të tëra në kafe me shoqërinë apo të dashurën/in. këtë e ka pohuar edhe psiokologia Arjana Muçaj në studion e emisionit “Rreze Dielli” ku u diskutua pikërisht për këtë temë. E ftuara tjetër, Shkënda Lili pohoi se janë të shumta rastet kur prindërit kërkojnë ndihmën e saj për të ditur se çfarë bëjnë fëmijët  e tyre, e kjo sipas psikologes tregon se prindi nuk ka arritur të bëjë detyrën e tij.

Të arrish deri tek detektivi do të thotë që ti nuk ke arritur të bësh detyrën tënde si prind. Pa shkuar tek detektivi, prindi është i pari që duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me fëmijën e tij, të ulet të komunikojë. Por komunikimi nuk vjen kur fëmija bëhet adoleshent, sepse shumica e prindërve mendojnë se kanë kohë për të folur me fëmijën kur ai të rritet. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Me fëmijën mësohesh të flasësh qëkur fëmija është i vogël. Qoftë edhe kur dalim shëtitje, bisedat duhet të fokusohen tek ajo që fëmija ka si shqetësim apo si dëshirë. Gjithë këto tregojnë se fëmija kënaqet. Aty kupton se fëmija ka një vend ku mund të tregojë, mund të dëgjohet, por mbi të gjitha fëmija krijon besim.

Arjana Muçaj, psikologe, pedagoge FSHS

Krahas prindit, sipas psikologes Muçaj, një rol të rëndësishëm e luan edhe shkolla e mësuesit duke treguar edhe një rast konkret në punën e sja të përditshme me studentët.

Sot meqënëse isha edhe në leksion, me student që e kanë kaluar periudhën e adoleshencës ju bëra një pyetje dhe iu thashë të më tregonin me sinqeritet se çfarë i shtynte të linin orët e mësimit.

Një nga përgjigjet më të shumta ishte se nuk i kishin orët e mësimit tërheqëse dhe bëhet fjalë për lëndë që fëmija duhet të shkojë me shumë qejf si p.sh këshillim karriere apo edukim muzikor. Kur i pyeta për lëndë si matematika, përgjigja ishte se të gjithë rrinin në mësim për shkak të autoritetit të mësuesve. Pra lihen orët e mësimit kur ora nuk përbën interes, por edhe mësuesit nuk bëhen pjesë e bashkëpunimit për ta bërë orën interesante.

Arjana Muçaj, psikologe, pedagoge FSHS

 

 

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK