Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për lajmin e braktisjes së 4 fëmijëve shqiptarë nga prindërit e tyre në rrugët e vendeve të BE. Por në komunikatën e shpërndarë që në fillim flitet për shifra të tmerrshme: Braktisje masive fëmijësh... duke lene te mendojme se institucioni i Avokatit te Popullit ka te tjera shifra qe nuk behen publike.
"Institucioni i Avokatit të Popullit, apelon që zgjidhja e vetme e problemit të braktisjes masive të fëmijëve shqiptarë në rrugët e vendeve të huaja, të gjendet te kurimi i origjinës së problemit që e gjeneron këtë fenomen: varfërisë së skajshme, pabarazisë shoqërore dhe mungesës së theksuar të vëmendjes shtetërore për fëmijët dhe shtresat e tjera vulnerabël në vend"... shkruhet ne komunikaten e shperndare per mediat.
Eshte nje "lajthitje" profesionale, qe i bashkohet modes se disa komunikatave zyrtare aspak serioze e profesionale, apo situata eshte kaq "masive" sa duhet te vere ne alarm shoqerine dhe shtetin shqiptar. Madje shtron dhe rruget e zgjidhjes:
Institucioni i Avokatit të Popullit, vëren se ato që nuk po funksionojnë, janë mekanizmat lokalë për adresimin e kësaj çështjeje komplekse e mbi të gjitha për parandalimin e këtij fenomeni, si dhe për rikthimin e sigurt dhe të mbështetur të fëmijëve pranë familjeve të tyre.
“Edhe më herët Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin për këtë dukuri për të cilën sinjalizon shpesh edhe shtypi apo institucionet e vendeve të prekura.Shpesh, raportohet se menjëherë sapo udhëtojnë në vende perëndimore, kryesisht Itali, prindër të familjeve të varfra shqiptare, i udhëzojnë fëmijët e tyre të mitur që të vetëdeklarohen në mënyrë fiktive si të braktisur dhe të përfitojnë kështu mbrojtje sociale, siç është detyrim ligjor në këto vende të BE-së” thuhet në njoftimin për mediat.
Zgjidhja më e mirë e problematikës sipas AP është vetëm zgjidhja e çështjeve në burimin e tyre ndaj edhe qeveria shqiptare duhet ta shohë këtë zgjidhje me përparësi e t’i përkushtojnë asaj të gjitha mjetet e duhura.
Avokati i Popullit është i mendimit se autoriteteve tona qendrore u takon përgjegjësia jo vetëm për mbrojtjen e fëmijëve, por edhe për të shtuar dhe zhvilluar mjetet për përmirësimin e pozicionit të fëmijëve në shoqëri, arsim, kujdes social dhe dalje nga varfëria.
Orientimet e Avokatit te Popullit duken te drejta, por mbetet pyetja? Kjo zyre kerkon te perhape panik me termin "braktisje masive", apo ka shifra te cilat duhet t'i beje transparente.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
gafë a padituri e Av. së Popullit">