Një 16 vjeçare është marrë peng e dhunuar nga 33 burra e më pas video e sulmit u publikua në internet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

E reja mësohet të jetë e fejuara e një trafikanti që vepron në periferi të Rio di Janeiros.

Një dëshmitar është shprehur se adoleshentja është zgjuar pas dy ditësh pasi është gjetur e droguar dhe pa rroba. “Ajo ishte e rrethuar nga njerëz të armatosur të cilët qeshnin” , rrëfeu dëshmitari.

Video e cila zgjat 40 sekonda u postua në rrjetin social Twitter pak ditë më parë. Ndërsa ka nisur edhe një fushatë online kundra dhunës.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)