BRAZIL - Një baba në Brazil jeton në shtëpinë e tij me 7 tigra duke i lejuar kafshët e egra të vërtiten pa asnjë lloj problemi.

Babai i 3 fëmijëve i lejon tigrat të notojnë në pishinë dhe të luajnë me fëmijët dhe mbesat e tij. Ary Borges thotë se nuk është aspak e rrezikshme të jetosh me tigrat dhe ai këmëngul se "në qoftë se i trajton kafshët me respekt, ato të përgjigjen".

Ai dhe vajzat e tij ushqejnë ditë për ditë tigrat duke i dhënë ushqimin drejt e në gojë. Madje ata i lejojnë tigrat që të ecin në shtëpi edhe gjatë kohës së drekës.

Tigrat nuk janë trajtuar në asnjë qendër për të qenë miqësor me njerëzit, por vetë Borges filloi t'i stërvisë në kopshtin e shtëpisë së tij.

familja qe jeton me tigrat
Foto të tjera

Babai i 3 fëmijevë inicioi një program për të trajnuar tigrat duke i mbajtuar ata në pjesën e pasme të shtëpisë duke shpresuar që të rritej numri i tyre në mbarë botën dhe të luftonte zhdukjen e këtyre specieve.

Por, më vonë ai u detyrua që ta ndërpresë këtë program. Autoritetet nuk i lejuan, sepse sipas tyre Borges duhet të kishte leje për iniciativën e tij.

Tani burri ka ndërmend që të hapë një park ku kafshët të lëvizin lirisht dhe pa asnjë pengesë.




(v.gj/shqiptarja.com)