Sfida e shumëpritur mes Brazilit dhe Kroacisë ka nisur me një intensitet të lartë me sulme dhe kundërsulme të shpjeta nga të dy krahët e fushës. E ndërsa Brazili qarkullonte me shumë topin, ballkanasit rrezikuan fillimisht duke herë me Kovacic dhe Olic,
ndërsa në minutën e 11 pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë vjen një top i fortë në zonën braziliane që gabimisht devijohet nga Marcelo që e dërgon në portën e tij duke u futur në histori si mbrojtësi i parë që shënon autogol në ndeshjen hapëse në një botëror.
Goli shokon vendasit dhe Skolarin, por nuk dorëzohen duke u zhvendosur të gjithë në sulm edhe me anë të tifozerisë duke rrezikuar me Fred në të 15.
Goli nxehu akoma më shumë vendasit që nuk u dekurajuan por tentuan me cdo kusht golin e barazimit në të gjitha mënyrat. Madje nuk munguan as momentet e nervozizmit, teksa Neymar u ndëshkua me karton të verdhë pas një goditje me bërryl të Modric.
Por ankthi për brazilianët mori fund shumë shpejt, pasi po Neymar vendosi gjithçka në barazim në mintën e 29. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Kroacisë duke rrëmbyer topin dhe gjuajtur fuqishëm nga jashtë zone duke përplasur sferën në shtyllë e më pas në rrjetë dhe barazuar 1-1.
Goli i barazimit tkurr ballkanasit në mbrojtje të barazimit duke lejuar që Brazili të fitojë akoma më shumë terren drejt portës së Pletikocës. Neymar me goditje dënimi, Fred dhe Hulk tentuan në të gjitha mënyrat për të shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë, por gjithçka u mbyll 1-1 edhe pas 3 minutave shtesë.
Pjesa e dytë e ndeshjes nis e vrullshme për Brazilin që zbret i karikuar nga këshillat e Skolarit.
Pas sulmeve të njëpasnjëshme dhe presionit në minutën e 71 fitojnë një penallti me anë të Hulk, që shndërrohet në gol nga Neymar që plotëson dopietën personale.
Penallti ishte shumë e diskutueshme, pasi sulmuesi brazilian nuk kishte kontakt të pastër me mbojtësin kroat, por arbitri japonez u tregua mjaft iu vendosur duke mos u tërhequr nga vendimi.
Avantazhi liron Brazilin akoma më shumë që shënon golin e tretë me Oscar në të 90’. Me këtë fitore Brazili ngjitet në krye të grupit A me 3 pikë.
Formacionet
Pas shumë javësh dhe muajsh mendime trajneri i Brazilit, Skolari ka vendosur më në fund për formacionin që do të zbresë në fushë në ndeshjen e parë përballë ekipit të Kroacisë.
Tekniku që i ka dhënë trofeun e fundit Brazilit, preferon skemën 4-2-3-1 duke zbritur në fushë me Cesar në portë, mbrojtja është blinduar me Alves, Luiz, Silva, Marcelo, ndërsa përpara sulmit janë vendosur dy nga më të mirët në qarkullim në pozicionin e tyre Gustavo, Paulinho.
Sytë janë në repartin e sulmit, Skolari zbret në fushë me artilerinë e rëndë Hulk, Oscar, Neymar dhe para tyre Fred. Brazili është i frikshëm për cdo kundërshtar.
Niko Kovaç ka rreshtuar në portë Pletikosa, në mbrojtje Srna në krahun e djathtë, Corluka e Lovren më qendër dhe Vraslajko në krahun e majtë.
Zemra e ekipit është mesfusha me Luca Modric dhe Rakitic, ndërsa Brozivic, Vukojeviç dhe Kovacic do të mbështesin sulmuesin e vetëm Olic.
Fomracionet e mundëshme:
Brazili ( 4-2-3-1): Cesar; Alves, Luiz, Silva, Marcelo; Gustavo, Paulinho; Hulk, Oscar, Neymar; Fred.
Kroacia ( 4-2-3-1): Pletikosa; Srna, Lovren, Corluka, Vraslajko; Vukojevic, Modric; Rakitic, Kovacic; Brozivic, Olic.
Ceremonia hapëse
Ka nisur zyrtarisht kampionati botëror në Brazil me ceremoninë hapse në San Paolo. Me një organizim perfekt që të kujtonte Lojërat Olimpike, Brazili ia doli që të paraqiste një imazh pozitiv, pavarësisht protestave që kanë shoqëruar ditët e fundit vendin kundër zhvillimit të kampionatit.
Në ceremoninë hapëse merrnin pjesë mjaft personalitete nga e gjithë bota, mes tyre dhe Presidenti i OKB, Ban Ki Moon. Ndërsa nuk kishte si të mungonte as Presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe ai i UEFA-s, Platini pavarësisht divergjencave të fundit pas hijeve të skandalit të korrupsionit.
Miliona turistë kanë mbërritur në Brazil, në qytetin San Paolo, ku po mbahet dhe ceremonia zyrtare e çeljes së këtij kampionati. Ceremonia ku morën pjesë rreth 600 performues, përfshi gjimnastë dhe kërcimtarë zgjati rreth gjysmë ore, por për ta përgatitur, organizatorëve u janë dashur plot 80 orë.
Këngëtarët Pit Pull dhe Jenifer Lopez performuan live në këtë ceremoni. Presidenti i Federatës Braziliane të futbollit do të marrë fjalën i pari për t’u shoqëruar nga të tjerët dhe koreografia mahnitëse deri në startin e sfidës.
Ronaldo – Nojer, gati për sfidën
Sfidës Gjermani-Portugali nuk do t’i mungojnë dy futbollistë kryesorë Ronaldo dhe Nojer. Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kampionatit Botëror "Brazili 2014”. Ronaldo është rikthyer në fushë të martën mbrëma kur ndihmoi Përfaqësuesen e Portugalisë ta mposhtë 5:1 Irlandën e Veriut ku luajti 64 minuta.
"Ronaldo tregoi se do të jetë i gatshëm për botëror", tha Paulo Bento.
Edhe Manuel Nojer do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Gjermanisë me Portugalinë në Kampionatin Botëror. Trajneri i portierëve Kopke deklaroi se Nojer do të jetë gati kundër portugezëve të hënën më 16 qershor. “Manueli është stërvitur plotësisht dhe nuk ka ndier dhimbje në gjoks. Gjërat po shkojnë në rrugën e duhur. Manueli është me përvojë të mjaftueshme dhe ne vazhdimisht bisedojmë sesi është gjendja e tij. Ai është plotësisht i gatshëm” deklaroi ai.
Platini: Blaterit i ka ardhur fundi
Shtëpia e futbollit botëror është më e tensionuar se kurrë në fillim të kampionatit botëror që po zhvillohet në Brazil. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini deklaron se presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter i ka ardhur fundi. “Nuk jam duke e përkrahur Blaterin për një tjetër mandat, kësaj pune i ka ardhur fundi.
E njoh për një kohë të gjatë dhe më pëlqen puna e tij, por nuk do ta favorizoja që të ketë edhe një mandat tjetër. Në vitin 1998 e kam përkrahur, por nuk do ta bëj të njëjtën gjë në vitin 2014. Nuk do të përkrah Blaterin, një gjë të tillë ia kam thënë këtë. Mendoj se FIFA ka nevojë për një frymë të re” tha ai.
Komentet e francezit vinë në javën kur një numër i madh i drejtuesve të federatave në botë kanë kritikuar Blaterin pas akuzave për korrupsion në FIFA në zgjedhjen e kandidaturës së Katarit për 2022.
Protesta, 2 gazetarë të plagosur
Pak orë përpara fillimit të kampionatit botëror në Brazil në San Paolo vazhdojnë ende protestat. Më shumë se 100 persona kanë protestuar përpara stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja hapëse mes Brazilit dhe Kroacisë në orën 22:00. Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve anti-kupës së botës kanë mbetur të plagosur edhe dy gazetarë të CNN
Forcat e shumta të policisë të vendosura në dispozicion për mbarëvajtjen e evnetit më të madh futbollistik në botë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit. Qeveria braziliane ka vendosur të mbyll të gjitha institucionet gjatë ditës së sotme për të shmangur incidentet nga protesta masive që kanë përfshirë vendin.
Ndërsa ceremonia e hapjes së kampionatit të 20-të botëror në histori do të fillojë në orën 20:00. Në ceremoni do të jenë mjaft personalitete nga e gjithë botë, mes tyre edhe Ban Ki Moon, por do të mungojë presidentja Dilma Rousseff për shkak të kontestimeve të shumta.
/Shqiptarja.com

FOTO